Alpha është një sistem i plotë financiar për biznesin tuaj. Sistemi ndihmon në administrimin e financës, klientëve, furnitorëve, magazinave, si dhe gjeneron raportet e nevojshme zyrtare.

Alpha Connect është një zgjerim i Alpha, i cili mundëson integrimin e saj me programe të tjera, që ju përdorni në punën e përditshme. Me anë të integrimit, dy programe shkëmbejnë të dhëna në një ose dy drejtime. Kjo realizohet me anë të teknikave të tilla si: Web API, Webhook dhe SQL.

API (Application Programming Interface) është një lloj ndërfaqe e cila ka një seri funksionesh që lejojnë programuesit të përdorin veçori ose të dhëna specifike të një aplikacioni, sistemi operativ ose shërbime të tjera. Web API është një API përmes uebit, i cili mund të arrihet duke përdorur protokollin HTTP. 

Webhook është një mënyrë që një aplikacion t’u sigurojë aplikacione të tjera informacione në kohë reale.

SQL është një platformë integrimi, e cila mund të automatizojë nxjerrjen, transformimin dhe ngarkimin standard (ETL). Gjithashtu, mund të automatizojë mirëmbajtjen e azhurnimit të të dhënave shumëdimensionale dhe bazave të të dhënave SQL Server.

Në vijim, do të paraqesim shembuj të integrimit të programit Alpha me platformat Slack, Power BI, Mobi, Pipedrive dhe ProDream.

Slack është një platformë komunikimi chat, për aplikim në nivel kompanie. Përdoruesit njoftohen për evente të ndryshme, të tilla si: 

  • Login i përdoruesve,
  • Regjistrime / Modifikime/ Fshirje dokumentash, në Alpha.

Në këtë rast, teknika e integrimit është Webhook.

Hapat e integrimit Alpha – Slack janë:

  1. Krijo llogari në Slack.
  2. Gjenero çelës (API key) në Slack.
  3. Krijo një endpoint që përpunon kërkesat dhe dërgon mesazhe.
  4. Krijo Webhook në Alpha dhe në fushën url vendos endpoint-in e pikës 3.

Përfundimi: Slack do t’ju njoftojë për çdo event në Alpha, në kohë reale.

Power BI është një shërbim per analitikën e biznesit nga Microsoft. Ai ofron një ndërfaqe mjaft të thjeshtë për përdoruesit për të krijuar raporte dinamike. Power BI përdor raporte ekzistuese dhe krijon raporte të reja mbi të dhënat në Alpha.

Në këtë rast, teknika e integrimit është SQL.

Hapat e integrimit Alpha – Power BI janë:

  1. Gjenero kredenciale SQL në Alpha.
  2. Krijo llogari në Power Data, i cili është një app në Alpha Connect.
  3. Shto organizatë në Power Data me kredencialet e pikës 1.
  4. Klono raport në Power Data.

Përfundimi: Power BI do të gjenerojë raporte me të dhëna nga Alpha, në kohë reale.

Pipedrive është një CRM ndërkombëtare. CRM është shkurtesë për Customer Relationship Management që përkthehet Menaxhimi i Marrëdhënieve me Konsumatorët. Pipedrive dërgon informacion mbi entitetet dhe deals në formën e artikujve, klientëve/furnitorëve dhe shitjeve drejt programit Alpha.

Në këtë rast, teknika e integrimit është Webhook.

Hapat e integrimit Alpha – Pipedrive janë:

  1. Krijo llogari në Pipedrive UI – nëpërmjet AlphaConnect.
  2. Cakto në Pipedrive UI skemat e përshtatjes së të dhënave (nga Pipedrive në Alpha).
  3. Krijo Webhook në Pipedrive dhe cakto si url endpoint që gjenerohet nga pikën 2.

Përfundimi: Pipedrive do të dërgojë automatikisht të dhënat e shitjes dhe klientit në Alpha.  

Mobi është një aplikacion POS, i cili regjistron shitblerjet ditore. Aplikacionet Mobi dhe Alpha shkëmbejnë informacion rreth shitjeve, artikujve, klientëve/ furnitorëve.

Në këtë rast, teknika e integrimit është API.

Hapat e integrimit Alpha – Mobi janë:

  1. Krijo llogari në Mobi
  2. Gjenero çelës (Api key)  në Alpha
  3. Plotëso në Mobi të dhënat për integrimin.

Përfundimi: Mobi do të dërgojë automatikisht të dhënat e shitblerjes, magazinës dhe inventarit në Alpha. 

ProDream është një aplikacion për menaxhimin e recepsionit të hotelit. Me ProDream, menaxhoni dhomat, çmimet & ofertat, merrni rezervime direkt nga agjencitë dhe gjeneroni fatura, të cilat dërgohen automatikisht në Alpha.

Në këtë rast, teknika e integrimit është API.

Hapat e integrimit ProDream – Alpha janë:

  1. Krijo llogari në ProDream.
  2. Gjenero çelës (Api Key) në Alpha.
  3. Plotëso në ProDream të dhënat Alpha, të nevojshme për integrimin.

Përfundimi: ProDream dërgon automatikisht faturat në Alpha.

Pra, Alpha Connect realizon integrimin e platformës Alpha me platforma të tjera të punës tuaj të përditshme, me anë të teknikave të sipërpërmendura. Këto integrime mundësojnë shkëmbimin dhe rifreskimin e të dhënave tuaja në kohë reale.