GO! Alpha | Remote Internship

IMB ofron internship remote për studentët e Universitetit të Prishtinës. 

Instituti i Modelimeve në Biznes është kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e sistemeve financiare për administrimin e bizneseve dhe enteve publike.

GO! Alpha | Remote Internship do t’ju angazhojë në zhvillimin e aplikacioneve. Mentori do t’ju caktojë detyra në projektet tona, por puna dhe komunikimi do të jenë online. 

Me pjesëmarrjen në këtë internship ju do të punoni me teknologjitë më të fundit dhe do të zhvilloni aftësitë tuaja teorike, analizuese dhe të kodimit. Gjithashtu, do të mësoni të punoni të pavarur. Në përfundim, ju do të pajiseni me vërtetim për ndjekjen e internshipit nga IMB dhe vlerësim nga mentori përkatës.

IMB ofron internshipe me kohëzgjatje 1 dhe 2 mujore. Profilet për të cilat ju mund të aplikoni janë: Digital Marketing, Sales Representative, Front-end developer, Android/iOS developer. 

Përfitimet:

  • Do të punoni me teknologjitë më të fundit
  • Do të pajiseni me dëshmi internshipi
  • Do të mund të marketoni, rishisni dhe zhvilloni aplikacionin
  • Mundësi punësimi në IMB
  • Mundësi partneriteti me IMB
Detyra & Kërkesa për secilin profil

DIGITAL MARKETING

Detyra

  • Kryen analizën e të dhënave të marketingut dhe shitjeve
  • Përgatitni prezantime
  • Ndiqni komunikimet me klientët në kanalet e komunikimit online
  • Kontriboni në projektin e ridizenjimit të faqes në internet
  • Monitoroni dhe ndihmoni me promovimin online

Kërkesa

  • Student/e në Universitetin e Prishtinës
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe të shkruar
  • Njohuri të gjera për mediat sociale
  • Energjik dhe kreativ

SALES REPRESENTATIVE

Detyra

  • Hulumtimi dhe gjenerimi i listave të klientëve të mundshëm
  • Ndihmoni në zhvillimin e marrëdhënieve me klientët dhe ruajtjen e llogarive ekzistuese

Kërkesa

  • Student/e në Universitetin e Prishtinës
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikuese
  • Aftësia për të punuar në ekip

FRONT END DEVELOPER

Detyra

  • Përcaktimi i strukturës dhe dizenjimi i faqeve në internet.
  • Optimizimi i përvojës së përdoruesit
  • Ndërtimi i kodit të ripërdorshëm për përdorim në të ardhmen.

Kërkesa

  • Student/e në Universitetin e Prishtinës
  • Kuptimi i parimeve kryesore të dizenjimit.
  • Njohuri në HTML, CSS, JavaScript dhe jQuery.

ANDROID/iOS DEVELOPER

Detyra

  • Dizenjoni dhe ndërtoni aplikacione për platformën Android/iOS
  • Siguroni performancën, cilësinë dhe ndërveprimin e aplikacioneve
  • Ndihmoni në ruajtjen e cilësisë së kodit, organizimin dhe automatizimin

Kërkesa

  • Student/e në Universitetin e Prishtinës
  • Njohuri në Objective-C ose Swift
  • Aftësi në Android/iOS frameworks
  • Njohuri në API RESTful

Ju ftojmë të aplikoni duke plotësuar formularin: