Alpha Shitje është paketa më e re Alpha e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për proceset e shitjes.

Për kë është kjo paketë?


Paketa Shitje ofrohet për të gjithë bizneset tregtare, të cilat kërkojnë një program vetëm për regjistrimin e shitblerjeve të ditës. Me anë të tyre mund të kontrollohen hyrjet/daljet e magazinës, si dhe gjendja e arkës/bankës.

Çfarë mund të kryeni me Alpha Shitje?


Veprimet në program mund të kryhen nga shitësi, magazinieri dhe administratori. Secili përdorues, sipas detyrave, do të ketë të drejta të:

  • regjistrojë një shitje, blerje apo pagesë duke plotësuar shpejt, pak fusha, në një format të thjeshtë fature;
  • modifikojë faturën e shitjes duke shtuar logon dhe foto të artikujve;
  • marrë raportin e shitjeve ditore dhe artikujve të shitur;
  • regjistrojë një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota si: kod/kod bar, grupi i artikullit, etj.
  • importojë automatikisht të dhëna masive në program si listë artikujsh me gjendjet e tyre, etj.
  • eksportojë të gjithë listën e faturave, artikujve dhe klientëve në format excel.

Ku ndryshon paketa Shitje nga Start?


Deri më tani paketë fillestare abonimi në Alpha ka qenë paketa Start. Në ndryshim nga paketa Start, paketa Shitje nuk përfshin modulet e Kontabilitetit dhe Raporteve. Gjithashtu, Alpha Shitje ka një çmim më të ulët prej 12 €/muaj për përdorues për abonimet vjetore.


PYETJET MË TË SHPESHTA

Hapi i radhës është të merrni ofertën në Kalkulator. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.

Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 24 €/muaj për përdorues, abonim 3 mujor për 18 €/muaj për përdorues ose abonim vjetor për 12 €/muaj për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.

Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.

Asistenti online është një shërbim opsional, i cili u vihet në dispozicion klientëve/përdoruesve të rinj, për të nisur punën me programin (për të marrë trajnim, konfigurime të programit, etj.)

Po, ju mund të kaloni në paketë tjetër nëse ju nevojiten më shumë funksionalitete, në çdo moment.

Programi do t’ju njoftojë 10 ditë përpara përfundimit të abonimit. Gjatë këtyre ditëve, ju mund të rinovoni abonimin duke iu drejtuar Kalkulatorit.

IMB ofron support me anë të platformës Help Desk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.

Helpdesk është platforma ku ju mund të kontaktoni me skuadrën e suportit dhe të merrni përgjigje brenda 15 minutave. Për këtë mjafton të krijoni një llogari duke plotësuar të dhënat e kërkuara.

You May Also Like
Lexo më shumë

Zhvillimet e Alpha dhe Alpha Mobile gjatë 2023

Gjatë këtij viti ka pasur ndryshime për të përmirësuar performancën e programit dhe për t'u ardhur në ndihmë klientëve tanë. Në këtë blog do të gjeni një përmbledhje të risive në Alpha të zhvilluara gjatë vitit 2023.