Çfarë do të thotë të jesh partner me IMB?
IMB ofron mundësinë e partneritetit për të gjithë ata individë apo kompani, të cilët referojnë dhe asistojnë klientët e rinj në fillimin e punës, japin suport dhe trajnojnë përdoruesit e produkteve të kompanisë.
Një partner ka target:
- bizneset e vogla tregtare, retail, të tilla: si dyqane me pakicë, ushqimore, farmaci, etj.;
- hotelet dhe agjencitë;
- bizneset e mesme dhe të mëdha, të tilla si: ndërtim, prodhim, shërbime, grup kompanish me një sërë aktivitetesh, etj.
Partneri komunikon me kompani që nuk janë klientë të IMB-së dhe është në gjendje t’u prezantojë zgjidhje për çdo hallkë të biznesit të tyre.
Shitja shoqërohet me komision ndaj do të jeni të interesuar t’i shpjegoni çdo roli avantazhet që ka prej përdorimit të produkteve tona. Gjithashtu, partnerët ofrojnë trajnim teknik në formate të ndryshme, të tilla si kurse online përmes platformave profesionale të të mësuarit ose sesioneve të drejtpërdrejta.
Refero një abonim Alpha dhe përfito deri në 20% të vlerës së abonimit.
IMB numëron mbi 30 partnerë të cilët janë kryesisht individë (freelancers) ose kompani konsulence, të cilët ofrojnë një sërë shërbimesh për bizneset.
Cilat janë format e partneritetit që IMB ofron?
Kompania IMB ofron dy forma partneriteti:
Referues
Janë personat, të cilët referojnë shitjen e një abonimi Alpha. Implementimi dhe suporti ofrohen nga IMB ose Partner. Për çdo përdorues të ri që abonohet në Alpha, Referuesit marrin:
- 50 euro për paketën Sart;
- 73 euro për paketën Business;
- 113 euro për paketën Group.
Partner
Janë personat, të cilët angazhohen në shitje, implementim dhe support për klientët. Për çdo përdorues të ri që abonohet në Alpha, Partnerët marrin:
- 78 euro për paketën Sart;
- 114 euro për paketën Business;
- 177 euro për paketën Group.
Krahas komisionit, IMB i jep akses çdo partneri në:
- Portalin e partnerëve,
- llogari demo për çdo produkt,
- trajnime dhe suport të vazhdueshëm nga stafi.
Si mund të bëhem Partner me IMB?
Ju mund të aplikoni për t’u bërë Partner me IMB duke plotësuar të dhënat tuaja në formularin BËHU PARTNER. Fushat e kërkuara janë:
- Emër Mbiemër;
- Email;
- Celular;
- Forma e Partneritetit, për të cilën do të aplikoni;
- Kodi i referimit, me anë të të cilit do të dallohen klientët tuaj.