E ofron Alpha fiskalizimin?

Po, Alpha cloud është i pajisur me modulin e fiskalizimit për B2G, B2B, B2C, dhe faturë shoqëruese.

Çfarë duhet të bëjë një përdorues për të aktivizuar fiskalizmin në alpha?

Për ta bërë aktiv modulin në organizatën tuaj dërgoni një ticket në https://helpdesk.alpha.al/  dhe do merrni instruksionet e nevojshme nga stafi ynë i supportit.

Kam Alpha Cloud dhe kam një program tjetër për fiskalizimin. Mund të mbajë në Alpha vetëm fiskalizimin e faturave me bankë?

Po, mund të perdorni në pika të ndryshme programe komplet të ndryshme për fiskalizimin e faturave. Në Alpha është i mundur fiskalizimi i faturave me bankë.

Nëse shitjet me para në dore (cash) i realizoni nga një program POS, ekziston mundësia e integrimit të këtij POS me Alpha Cloud.

Mund të lëshojë fatura të fiskalizuara me datë ndryshe nga data aktuale?

Fatura mund të lëshohet çdo muaj, jo më vonë se dita e 10-të e muajit që pason muajin në të cilin është kryer furnizimi. 

Çfarë është kodi TCR?

TCR është kodi i identifikimit të pajisjes së faturimit. 

Shitjet i kam të gjitha me bankë. Pse duhet të lidh arkën në ambjentin e shitjes?

Lidhja e arkës në ambjetin e shitjes është i detyrueshëm, dhe bëhet për efekt të identifikimit të faturave, se nga cila pajisje faturimi po lëshohen. Ky kusht është i vendosur nga sistemi i Tatimeve.

Çfarë është deklarimi i gjendjes ditore të arkës?

Një tatimpaguesi i kërkohet të raportojë gjendjen në para cash në arkë para fillimit të veprimeve të arkës çdo ditë. Procedura e regjistrimit të gjendjes fillestare bëhet individualisht për secilën arkë në vendet e ushtrimit të veprimtarisë së biznesit.

Regjistrimi i gjendjes fillestare kërkohet gjithashtu kur gjendja fillestare është 0. Nuk mund të realizoni një shitje të fiskalizuar Cash nëse më parë nuk keni realizuar dokumetin e gjendjes ditore të arkës.

Video ilustruese :

Si të regjistroj një faturë të fiskalizuar për export?

Fatura e shitjes për export vetëm fiskalizohet. E rëndësishme është regjistrimi i klientit. Në kartelën e klientit, në fushën “NIPT” vendosni kodin e identifikimit për klientin e huaj, që në të shumtën e rasteve është kodi VAT. Në fushën “Tip ID” zgjidhni VAT.

Në ndryshim nga një faturë e thjështë, në faturën për export nuk çekohet “e-Invoice”.

Video Ilustruese:

A mund të vijnë faturat e blerjes automatikisht nga portali self-care në programin Alpha Cloud?

Blerjet nuk vijnë automatikish nga portali Self-Care në program, por mund të shihen në raportin e blerjes e-invoice. Ky raport bën kërkesë direkt te portali dhe shfaq faturat e blerjes me statusin përkatës. Cikli i punës për faturat e blerjes nuk ndryshon me aplikimin e platformës së fiskalizimit.

Si të regjistroj fiskalizimin e nje faturë blerje nga nje individ i pa-regjistruar?

Për blerjet nga individ nevojitet të leshohet vetëfaturë. Duhet të regjistrohet faturë blerje e fiskalizuar.

Video ilustruese për regjistrimin e një faturë blerje nga një person i pa-regjistruar:

Si të regjistrojë fiskalizimin e një faturë blerje nga fermerët?

Për të regjistruar një faturë blerje të fiskalizuar nga fermerë ndiqni hapat si më poshtë:

  • Në konfigurimet e klientëve, çelet fermeri si klient me numrin ID përkatës. 
  • Regjistrohet faturë blerje me tipin e vetëfaturimit “domestic”.
  • Veprimet në program janë të njëjta me ato të Pyetjes 10, i vetmi ndryshim është tipi i vetëfaturimit.

Si te regjistroj një faturë shërbimi të marrë nga jashtë (auto-ngarkesë)?

Në rastin e marrjes së shërbimeve nga jashtë ndiqet cikli i punës si më poshtë:

  1. Fiskalizohet faturë blerje pa tvsh me tip vetëfaturimi “abroad” (blerje nga jashtë);
  2. Fiskalizohet faturë shitje me tvsh me klient emrin e vetë subjektit tuaj, tipi i vetëfaturimit “abroad”, çekohet vetëm fiskalizo. Nuk cekohet e-invoice.
  3. Regjistrohet faturë blerje me furnitor vetë subjektit tuaj. Kjo faturë nuk ka nevoje të fiskalizohet. 

Shembull rregjistrimi pika A:

Kur duhet të çekojë e-invoice dhe kur nuk duhet ta çekojë?

E-invoice çekohet vetëm në rastin kur fatura e shitjes është kundrejt një subjekti të regjistruar brenda Republikës së Shqipërisë.

Si të fiskalizojë një faturë shërbimi, ku në trup prek llogari?

Për kompanitë që faturojnë shërbim në shitje, nëse më parë regjistronit faturë të llojit FST, për të fiskalizuar faturën duhet të regjistroni llojin e faturës FSH me artikull shërbimi. Ky ndryshim nuk sjell asnjë ndryshim në kontabilizimin e transaksionit. 

Shembull celje artikull shërbimi:

Si të rregjistrojë nje faturë korrigjuese?

Fatura korrigjuese duhet të përmbajë numrin e referencës së faturës origjinale që do të korrigjohet,  për të cilën  sistemi gjeneron një mesazh të veçantë dhe i dërgohet Administratës Tatimore për fiskalizim. Kjo faturë korrigjuese përmban vlera negative, nëse të gjithë artikujt duhet të anulohen.

Shembull regjistrim faturë korrigjuese në Alpha Cloud:

You May Also Like
Lexo më shumë

Paketa Alpha Shitje

Alpha Shitje është paketa më e re Alpha e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për proceset…
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.