Si mbyllet viti në Alpha, me azhornimin e llogarive në valutë të huaj ?

Mbyllja e vitit konsiston në transferimin e gjëndjeve mbyllëse në fund të vitit si gjendje fillestare të vitit tjetër në një ndërmarrje të re. Për të mbyllur vitin aktual duhet të jemi të loguar  fillimisht në vitin që do të mbyllet.

Për të azhurnuar llogarite në valute të huaj, me qëllim mbylljen e vitit ndiqni hapat e mëposhtëm:  

Hapi i parë : Përcaktimi i kursit të ditës së fundit të vitit për të gjitha monedhat në valutë, të celura në program. Ky veprim bëhet për azhurnimin e llogarive në monedhë të huaj me kursin e fundvitit .

  1. Menyja KonfigurimeInstrumentaMonedha. Në dritaren të përgjithshme shfaqet lista e te gjitha monedhave të  çelura.  
  2. Zgjedhim monedhën Euro dhe kalojmë në dritaren pasardhëse kursi.  
  3. Tek fusha Kursi vendosim kursin e datës 31 dhejtor 2021. Të njëjtin veprim bëjmë për të gjitha monedhat e tjera në valutë. 

Hapi i dytë: Azhurnimi i llogarive në valutë, me kursin e fundvitit. Fillimisht do të bëhet e veçantë  azhurnimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve, nëse kemi klient apo furnitorë të çelur në valutë.  

  1. Shkojmë tek menuja Regjistrime Veprime me Klient/FurnitorAzhurnime klient/furnitor ‐ I ri.  2. Në ambientin që shfaqet përcaktojmë:  
  2. Llojin e dokumentit AKF (azhurnim klient/furnitor)  
  3. Nr e dokumentit (fushë e detyrueshme për t’u plotësuar)  
  4. Zgjidhet llogaria kontabël që do preket në debi nga regjistrimi i azhurnimit. Sugjerohet të zgjidhet  llogaria 66901.  
  5. Gjithashtu zgjidhet llogaria kontabël që do preket në kredi nga regjistrimi i azhurnimit. Sugjerohet të  zgjidhet llogaria 76901.  
  6. Në tabelën e parë selektojmë klient/furnitorin që duam të azhurnojmë dhe klikojmë shigjetën për ta spostuar në tabelën e dytë. Automatikisht grida e dytë plotësohet me të dhëna.  
  7. Shtypim butonin Ruaj.  
  8. Te kolona “Vlefta (diferenca)” shfaqet diferenca nga azhornimi e cila automatikisht do të shkoj në debi ose kredi.  
You May Also Like