Si mbyllet viti në Alpha?

Mbyllja e vitit konsiston në transferimin e gjendjeve mbyllëse në fund të vitit si gjendje fillestare të vitit tjetër  në një ndërmarrje të re.  

Hapat për mbylljen e vitit janë: 

  1. Shkojme tek Konfigurime Vitet. Tek dritarja të përgjithshme zgjedhim vitin (psh. 2021) që do mbyllet.  
  2. Më pas klikoj Mbyll Vitin. Viti i mbyllur mund rihapet serisht nëse duam të bëjmë ndryshime të tjera. Për ta rimbyllur përseritet e njëjta procedurë.  
  3. Mbyllja e vitit gjeneron nje fletë kontabël e cila mbyll te gjitha llogaritë e klasës 6 dhe 7 tek llogaria e rezultatit të vitit ushtrimor (109).  

Nëse duam të shohim një nga raportet e kontabilitetit të vitit të mbyllur:  

  1. Tek menuja Raporte Kontabiliteti – Zgjedhim Ditarin e Kontabilitetit.  
  2. Filtrojmë me datë dokumentiViti ushtrimor. Regjistrimet në Ditarin e Kontabilitetit janë të organizuar në  bazë të transaksioneve të kryera dhe të renditura kronologjikisht. Nëse duam që në listën e këtyre veprimeve  të shfaqet dhe veprimi i fundit i mbylljes së vitit:  
  3. Çekojmë tek filtrat e avancuar filtrin me mbyllje viti aktuale.  
  4. Klikoj butonin Shiko dhe menjëherë në ditarin e kontabilitetit do të rreshtohet veprimi i fundit i mbylljes se vitit ushtrimor. 

Mbyllja e vitit gjeneron automatikisht një ndërmarrje të re të vitit te ri (psh 2022) me gjëndjet fillestare të llogarive të transferuara nga viti parardhës (psh 2021)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like