Çfarë është mbyllja e vitit në programin Alpha?

Mbyllja e vitit në programin financiar Alpha gjeneron hapjen e vitit të ri (shembull 2022) dhe kryhet me qëllim që në ditët e para të Janarit të regjstroni shitjet për vitin 2022.

Gjithashtu mbyllja e vitit bën automatikisht transferimin e gjëndjeve mbyllëse në fund të vitit 2021, si gjëndje fillestare për vitin pasardhës 2022. 


Çfarë gjenerohet në program dhe si kalohen gjëndjet në vitin pasardhës?

Mbyllja e vitit

  • gjeneron një fletë kontabël e cila mbyll të gjitha llogaritë e klasës 6 dhe 7 tek llogaria e rezultatit të vitit ushtrimor. 
  • gjeneron automatikisht vitin pasardhës me gjëndjet fillestare të llogarive të transferuara nga viti i mëparshëm.

Si mund ta bëjmë hapjen e vitit të ri ushtrimor 2022? 

Për hapjen e vitit të ri ushqimor mjafton të bëni mbyllje viti në program dhe automatikisht do të gjenerohet më pas viti pasardhës .

Si bëhet mbyllja e vitit? 


 Mbyllja e thjeshtë e vitit bëhet duke ndjekur hapat si mëposhtë: 

HAPI 1: Logohuni në programin Alpha. 
HAPI 2: Klikoni Konfigurime Instrumenta Vite
HAPI 3: Zgjidhet viti 2021 dhe klikohet tek butoni “Mbyll Vitin”.

Mund të riktheheni sërish pas mbylljes tek viti 2021 për të bërë veprime, por duhet që pasi të keni kryer veprime në këtë vit të bëni serish veprimin e mbylljes me qëllim që të përditësohen gjëndjet e llogarive per vitin 2022.

Më poshtë gjeni informacionin e datajuar per: Si behet mbyllja e vitit ne Alpha?

Në video-n mëposhë, duke filluar nga minuta 6:24 mund të shihni hapat për mbylljen e thjeshtë të vitit:

Në video-n mëposhtë demonstrohet si mund të kontrolloni raportet për mbylljen e vitit.

Përse ka dy mënyra për mbylljen e vitit?  


Veprimet për mbylljen e vitit në programin Alpha mund të bëhen në dy mënyra:

  • Mbyllja e vitit pa azhornim, ose ndryshe mbyllje e thjeshtë, përdoret kur llogaritë e planit kontabël janë me të njëjtën monedhë si monedha bazë Lek. 
  • Mbyllja e vitit me azhornim (të llogarive në valutë të huaj), përdoret në rastet e veçanta kur llogaritë e planit kontabël janë në monedhë të ndryshme nga monedha bazë Lek si për shembull në valutë të huaj Euro.

Si bëhet mbyllja e vitit me azhornime të llogarive në valutë të huaj? 

Mbyllja e vitit me azhornime kërkon fillimisht azhornimin e llogarive në valutë të huaj dhe më pas gjenerimin automatik të vitit pasardhës. 

  1. Logohemi ne programi dhe zgjedhim vitin 2021 që do të mbyllet.
  2. Regjistrohet një kurs i dates së fundit të vitit.
  3. Azhornohen llogaritë e klientëve dhe furnitorëve.
  4. Azhornohen llogaritë e tjera të planit kontabël.
  5. Ndiqen 3 hapat me siper per mbylljen e vitit. 

You May Also Like