Fatura elektronike, thjesht.

Ju prezantojmë zgjidhjen më të re fatura.alpha.al.

Për se shërben kjo zgjidhje?

fatura.alpha.al është zgjidhje enkas për faturimin.

Kjo zgjidhje shërben për:

  1. Krijimin dhe prodhimin e faturave në mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë.
  2. Fiskalizimin për të tre tipet e faturave Faturat Cash, E-invoice dhe ato shoqëruese.
  3. Faturat të cilat regjistrohen në këtë program mund të sinkronizohen me programin financiar Alpha të financierit të jashtëm apo kontabilistit.
  4. Uljen e kostove pasi mund të bëhen fatura pa limit dhe të shtohen përdorues pa limit.

Si të filloni punën me fatura.alpha.al?

  1. Regjistrohu – Për të përdorur fatura.alpha.al ju duhet vetëm një adresë emaili dhe të zgjidhni një password.
  2. Krijo Faturë– Menjëherë me logimin në fatura.alpha.al mund të krijoni faturën e parë. Mund të shtoni artikujt ose shërbimet tuaja direkt në faturë, t’i shtoni në listën e artikujve, ose t’i skanoni me barcode.
  3. Dërgo faturën me email dhe sms – Me ruajtjen e faturës, mund t’a dërgoni direkt me email tek klienti juaj.
  4. Shto përdorues – Mund të ftoni sa përdorues të deshironi në llogarinë tuaj.

Përse duhet të zgjidhni fatura.alpha.al?

Faturo në çdo pajisje – fatura.alpha.al është një aplikacion 100% web. Mund ta përdorni menjëherë në celular, tablet apo PC pa patur nevojë të shkarkoni aplikacionin. Mund të filloni punën në pak minuta.

Pa Limit – Në fatura.alpha.al mund të shtoni fatura pa limit dhe pa kosto të shtuar. Gjithashtu mund të shtoni sa përdorues të keni nevojë.

Shto listë artikujsh – Në fatura.alpha.al mund të shtosh listë artikujsh ose shërbimesh. T’i shtosh artikujt direkt në faturë, duke kërkuar artikullin nga lista ose duke skanuar barcodin e artikullit.

Sinkronizo faturat – Mund të dërgosh faturat në programin Alpha të financës suaj ose të kontabilistit të jashtëm.

Dërgo faturat me email & sms – Në fatura.alpha.al mund të dërgosh direkt nga fatura, email klientëve & sms.

Merr shpejt pagesat – Në fatura.alpha.al mund të dërgosh njoftime për faturat e papagura tek klientët.

Fillo me punën tani.