Përse nevojiten këto raporte?
Kombinimi i nevojave tuaja financiare me funksionin tonë të raportimit është një mënyrë krejtësisht e re për të menaxhuar biznesin tuaj.
Nëse keni nevojë të shihni raportet klient- furnitor, situacionet e tyre dhe aktivitetin që ato kryejnë, përgjigjen e kemi ne.
Programi Alpha ua ofron këtë mundësi.
Në çdo biznes apo zyrë kontabiliteti këto raporte janë të nevojshme. Raportet klient – furnitor shfaqin të gjitha veprimet e regjistruara për furnitorin apo klientin në program. Ndërkohë ato të situacionit të klientit apo furnitorit shfaqin detyrimet totale të klientit dhe furnitorit si dhe veprimet e kryera, pra shitjet dhe arkëtimet e bëra. Veprime dhe informacione këto të vlefshme për ju si biznes.
Si të marresh këto raporte në Alpha?
Marrja e këtyre raporteve nga Alpha është një veprim relativisht :
- i shpejtë,
- i thjeshtë,
- i saktë,
- pa kosto shtesë.
Për të kryer këtë veprim mjafton që:
- Të logoheni në programin Alpha
- Të shkoni në tabin Raporte
- Të klikoni tabin klient-furnitor.
- Përzgjidhni raportin që dëshironi.
→Këto raporte janë shumë të rëndësishëm për bizneset apo financierët të cilët duan që të kenë një pasqyrë të saktë rreth gjithë veprimeve me klientë dhe furnitorë si dhe ju ofron mjetet që ju nevojiten për të kapur dhe raportuar me saktësi aktivitetin e klientëve dhe furnitorëve, duke automatizuar në të njëjtën kohë raportet tuaja financiare.
Më poshtë gjendet një video ilustruese e këtyre veprimeve:
Programi financiar Alpha ju ndihmon të merrni vendimet më të mira që të mbani nën kontroll biznesin tuaj.
Alpha është e vetmja zgjidhje që integron të gjitha llogaritë tuaja në një vend.
- Provoje tani dhe ndaje me miqtë e tu. Konsultohu me Partnerin tënd të supportit ose na shkruaj në chatin live në alpha.al.