Përse nevojiten këto raporte?

Çdo biznes pavarësisht aktivitetit te tij e ka të nevojshme të ketë raporte të ndryshme të cilat pasqyrojnë qartë ecurinë dhe drejtimin e biznesit. Raportet e kontabilitetit si ditari, kartela e llogarive dhe libri i madh janë disa prej raporteve më të rëndësishme për bizneset dhe kontabilistët. Në raportet e kontabilitetit gjenerohen disa nga formatet zyrtare të detyrueshme për tu deklaruar pranë autoriteteve.

Programi Alpha ua ofron këtë mundësi me anë të modulit të kontabilitetit.

Moduli i kontabilitetit përmban funksione për administrimin e dokumentacionit dhe veprimeve kontabël të ndërmarrjes:

  • Gjeneron raportet standarde të kontabilitetit
  • Llogaritë në planin kontabël mund të modifikohen, shtohen dhe të fshihen.
  • Mundëson regjistrimin e veprimeve me fletë kontabël, memorizimin e skemave kontabël etj

Si iu shërbejnë këto raporte?

Disa prej raporteve më kryesore të kontabilitetit përfshijnë :

  • Ditarin e kontabilitetit
  • Libri i madh
  • Kartela e llogarive

→ Në ditarin e kontabilitetit pasqyrohen veprimet kronologjike sipas formatit standart të tij.

→ Libri i madh përmban të njëjtat veprime si ditari i kontabilitetit, por në këtë rast veprimet janë të grupuara sipas llogarive.

→ Kartela e llogarive gjeneron një raport për gjendjen e llogarive pa regjistrimet analitike të bëra në ato llogari. Në të raportohet si gjendja e llogarive në monedhën bazë ashtu dhe në monedhën e llogarisë.

Këto raporte janë shumë të rëndësishëm për bizneset apo financierët të cilët duan që të kenë një pasqyrë të saktë rreth gjithë veprimeve si dhe ju ofron mjetet që ju nevojiten për të raportuar me saktësi aktivitetin, duke automatizuar në të njëjtën kohë raportet tuaja financiare.

Më poshtë gjendet një video ilustruese e këtyre veprimeve e cila është e postuar gjithashtu dhe në faqen zyrtare të IMB në YouTube por dhe ne ate te instagramit ne imb.al :

Mënyra më e mirë për këtë është vetëm programi Alpha.

Provoje tani dhe ndaje me miqtë e tu. Konsultohu me Partnerin tënd të supportit ose na shkruaj në chatin live në alpha.al.

You May Also Like
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.