Përse është i nevojshëm ky njoftim?

Së fundmi është bërë përmirësimi dhe update-imi i API-t të integimit. API i integrimit bën të mundur integrimin e programit financiar Alpha me programet e tjera. Kjo metodë e bën integrimin:

  • më të lehtë,
  • më të shpejtë,
  • më të saktë,

Këto ndryshime të bëra përmirësojnë API-n e integrimit duke rritur sigurinë dhe efiçencën e tij.

Si duhet të veproni?

Përditësimi i ri i API-t të integrimit sjell një ecuri më të sigurtë të procedurave të integrimit. Këto ndryshime nuk ndikojnë në punën e përditëshme. Përdoruesit e programit financiar Alpha nuk kanë nevojë të bëjnë asnjë ndryshim dhe mund të vazhdojnë punën normalisht siç kanë punuar deri tani.

Ndërkohë, vetëm nëse keni të integruar programin tuaj Alpha.al me një program tjetër mjafton ti dërgoni këtë material udhëzues stafit teknik të programit tjetër. Teknikët është e rëndësishme të njoftohet se API i integrimit nuk do të suportojë më mënyrën digest të autentifikimit dhe do të përdoret vetëm basic authentication.

Nëse keni të integruar programin Alpha me një program tjetër – stafi teknik i programit tjetër duhet të bëj ndryshimet e nevojshme deri në datën 31 Janar sipas udhëzimeve në API Documenter.

Qëndro i update-uar me programin Alpha në çdo kohë.

You May Also Like
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.