Përdoruesit admin në Alpha tashmë mund të ftojnë përdorues të rinj në organizatën e tyre duke u loguar me një llogari gmail. Përdoruesit e shtuar në këtë mënyrë nuk do kenë mundësi të logohen në Alpha me username dhe password por vetëm me “sign in with google”, kjo i jep këtyre përdoruesve një siguri më të lartë në logim në Alpha.

Si do të veprojë një përdorues ekzistues (organizatë ekzistuese) në alpha.al për të aktivizuar login-in me Gmail?

  1. Hapi 1: Përdoruesi Admin logohet në alpha.al me username + password, shkon në “Modulin e administrimit” → “Fto përdorues” → “Shto përdorues” dhe vendos “adresën gmail” të përdoruesit që do të ftojë.
  2. Hapi 2: Përdoruesi i ftuar, shkon në adresën e tij në gmail dhe klikon në linkun e verifikimit. Linku i verifikimit ka afat 10 min (nëse ky afat tejkalohet, përdoruesi “admin” mund të ridërgojë ftesën).
  3. Hapi 3: Përdoruesi i ftuar klikon linkun dhe logohet automatikisht në programin alpha.al.

Si do të veprojë një përdorues i ri (organizatë e re) në alpha.al për të aktivizuar login-in me Gmail?

Përdoruesi “Admin” do të logohet herën e parë në alpha.al me kredencialet (username/password) dhe do të ndjekë hapat më sipër për të ftuar veten dhe përdorues të tjerë të logohen me Gmail.

Mënyra më e thjeshtë për të aktivizuar login-in me email.

  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMBIMB Partner.
  • Na kontaktoni në IMB Partnerhelpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.