Siç e dini tashmë nëpërmjet aplikacionit mobile Alpha ju mund të bëni fatura kurdo dhe kudo ku jeni duke punuar.
Në këtë artikull do të flasim për:
- faturat e blerjes,
- faturat shoqëruese,
- rëndësinë e tyre për blerësit dhe bizneset, dhe se si ti bëni këto fatura në pak minuta në aplikacionin mobile Alpha.
Cilat janë llojet e faturave të blerjes dhe si ti bëni ato me apikacionin Alpha?
Faturat e blerjes ndahen në dy lloje :
- Faturë e thjeshtë blerje nga furnitorët : fatura tatimore lëshohet nga shitësi tjetër për organizatën tuaj si klient
- Vetëfaturim/Autofaturim : fatura tatimore lëshohet nga biznesi apo organizata i cili në këtë rast është njëkohësisht edhe blerësi edhe shitësi pra paraqitet në rolin e shitësit dhe të blerësit njëkohësisht. Këto fatura lëshohen kur :
- klienti nuk ka mundësi ta bëjë faturën, mund të jetë individ i paregjistruar në tatime
- blihen shërbime nga furnitorë të huaj nga jashtë ( sic mund të jenë për shembull shërbime nga Google ) dhe njihen si shpenzime. Në këtë rast te fatura e blerjes artikujt regjistrohen si një i vetëm pasi është shërbim dhe nuk magazinohet. Ndërsa në rastin kur keni artikuj inventar pra që magazinohen, në faturë regjistrohen dhe shtohen një nga një.
Rëndësia e faturave shoqëruese
Fatura shoqëruese është një dokument i cili shoqëron mallrat të cilat transferohen midis magazinave të të njëjtit tatimpagues dhe mbeten në pronësi të tij.
Kjo do të thotë se çdo lëvizje e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë regjistrohet dhe administrata tatimore do të jetë në dijeni.
Faturat shoqëruese mund të përdoren edhe për të kërkuar rimbursim ose garanci për produktet e blera. Po ashtu mund të përdoren edhe si një mënyrë për të gjurmuar shitjet dhe për të monitoruar financat.
Megjithatë, ndryshe nga faturat tradicionale të shitjes, faturat shoqëruese përveç të dhënave që i kanë të përbashkëta si : emrin dhe numrin e identifikimit tatimor të biznesit, datën dhe orën e transaksionit, përmbajnë informacione si koston (që në faturen e shitjes zëvëndësohet me çmimin) dhe të dhënat e magazinierit apo transportuesit që janë si informacione shtesë në faturë. Po ashtu faturat shoqëruese nuk kanë TVSH ndryshe nga faturat e shitjes.
Si të bëni faturat shoqëruese në Alpha Mobile App?
Mënyra më e mirë për të bërë faturat tuaja të blerjes dhe shoqëruese shumë shpejt dhe thjeshtë nga celulari është aplikacioni mobile Alpha.
Shkarkoni tani aplikacionin mobile Alpha
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha në tabletin apo celularin tuaj ose kontaktoni një partner për të aktivizuar aplikacionin.