Cili është qëllimi i trajnimit “Financier Junior”?
Shumicen e punëve të përditshme të financës (veprimeve rutinë) financierët i kanë grumbulluar me kalimin e kohës dhe me eksperiencën në punë.
Zakonisht u janë nevojitur disa muaj deri në 1 vit, për të përvetësuar veprimet e përditshme/për javëshme/për muajshme të financës.
Për të përvetësuar veprimet e përditshme u është dashur:
- të bëjnë trajnime teorike (në shkollë/universitet);
- trajnime për sistemet finaciare (universitet/kurse private/në punë);
- si dhe trjanime gjatë punës nga kolegët e tyre;
por shumicën e punëve i kanë zbuluar vet duke provuar dhe kështu duke harxhuar shumë kohë nga koha e tyre dhe e kompanisë.
Qëllimi ynë me këtë trajnim është që për 1 muaj – të përgatisë Financier Junior të cilët do të jenë të aftë të angazhohen pranë departamenteve tuaj të financës menjëherë për të bërë punët e përditshme dhe veprimet më të shpeshta të financës.
Cili është përfitimi për ju si studentë?
Në përfundim të trajnimit do të pajiseni me:
- Certifikatë PRAKTIKE PROFESIONALE
- Certifikatë Përdorues Alpha / Fatura.alpha.al / delta.alpha.al
si dhe do të jeni në gjëndje të bëni gjithë veprimet e përditshme të një financieri junior, me anë të programeve financiare në Cloud Alpha.
Cili është përfitimi për ju si Kompani?
- Në fund të 1 muaji, do të keni mundësi të rekrutoni staf të trajnuar praktikisht për punën e një financieri junior.
- Do të ulni kostot dhe kohën e trajnimit gjatë punës.
- Financierët Senior në kompaninë tuaj do të kenë më shumë kohë për ti dedikuar veprimeve të veçanta dhe momenteve kyçe të raportimit.
Cili është përfitimi për IMB dhe Partnerët e saj?
IMB e ofron shërbimin për programet Alpha tanimë vetëm nëpërmjet partnereve të dedikuar.
- Trajnimi i Financiereve Junior, rrit shumë cilësinë e punës me programet dhe kështu ul kohën që Partnerët e IMB-së shpenzojnë për trajnim lidhur me veprimet rutinë.
- Partnerët e IMB-së do të kenë më shumë kohë për ti ofruar financierëve tuaj apo stafit të shitjes support për veprime të veçanta, raporte për drejtuesit e Financës, Shitjes, dhe Administratorët.
- Stafi i IMB do të ketë më shumë kohë për të përmirësuar programin dhe krijuar lehtësira në program të cilat do të lehtësojnë punën e financierëve.
Cilët janë personat që do të trajnohen?
Studentë, Profesorë, Të sapodiplomuar etj.
25 Studentë ndoqën trajnimin 2 ditor “Data Analyst në Cloud”. Të gjithë këta studentë u trajnuan dhe certifikuan për:
- Si të venë në punë një progam faturimi?
- Si të bëjnë fatura të fiskalizuara?
- Si ti dërgojnë të dhënat e faturave automatikisht në programet financiare Cloud?
- Si të ndërtojnë raporte?
Ata ishin të gatshëm të thellonin njohuritë e tyre në programet Alpha dhe në veprimet e përditshme me to.
Si do të zhvillohet trajnimi?
Ky trajnim do të zhvillohet në Korçë, nga IMB dhe partneri i saj Arbër Ceco në ambientet e Zyrës CFA Kontabël.
Kursi do të ketë formatin e Praktikës Profesionale ku çdo orë mësimi do të zhvillohet praktikisht nën mbikqyrjen e një instruktori profesionist.
Ky trajnim ka për qëllim pajisjen e studentëve (dhe të tjerë) me njohuri teorike dhe përdorim praktik të programeve Alpha.
Sa zgjat?
1 muaj | 5 ditë në javë| 2 orë/ditë
Data e fillimit të kursit: 10 dhe 15 nëntor.
Orari: 14:00 – 16:00
(Datat dhe orari do të caktohen në varësi të grupit).
Kush do të marrë pjesë?
- Studentë të Financës/ Administrim Biznesit etj.
- Të sapodiplomuar/punonjës të rinj të financës pranë bizneseve në Korçë të cilët do donin të ndiqnin këtë trajnim.
Cili është programi i trajnimit “Financier Junior”?
Pjesa 1: Trajnimi i përdorimit të Programeve të Inventarit dhe Kontabilitetit të IMB
1.Dokumentacioni i nevojshëm para dhe pas çeljes së biznesit
2.Realizimin e të gjithë veprimeve të nevojshme me Faturat Fatura.alpha.al:
- Çelja dhe Regjistrimi, Gjenerimin e Faturave të Blerjeve, Shoqërimit dhe Vetfaturimet e mallrave / shërbimeve/ Lëndes së Parë(receptura)/ AAGJ M(vlerësimi dhe amortizimi).
- Çelja dhe Regjistrimin, Gjenerimin e Faturave të Shitjeve të fiskalizuara dhe të gjitha veprimet, korrigjimet e sistemiet me to.
3.Çelja, Regjistrimi dhe bërjen e të gjithë veprimeve të nevojshme me Arketimet dhe Pagesat. Banka-Arka me programin financiar Alpha.al
4.Çelja,Regjistrimi dhe bërjen e të gjithë veprimeve të nevojshme me Klientët dhe Furnitorët-me programin financiar Alpha.al
5.Përgatitjen e deklarimeve mujore për bizneset tregtare -me programin financiar Alpha.al
6.Përgatitjen e Raporteve Menaxheriale të Shitjes, Magazinës, etj me programin e raportimit Delta.alpha.al
Pjesa 2: Rregjistrime dhe deklarimet tatimore. Programi E-filing, Self Care AKSHI
1.Marja në dorëzim, kontrolli dhe sistemimi i dokumentacionit ligjor Online dhe manual.Kontrolli dhe përshtatja në standart i Librave e deklaratave Mujore dhe Raportimi kalendarik për tatimet.
- Sistemimet e gabimeve dhe përgatitja e dorëzimi i korespondencës shkresore;
- Rregjistrimet,përgatitja,kuadrimi,dhe raportimi i situatës së inventareve periodike, Situacioneve të Klientëve dhe Furnitorëve etj
2.Analiza sipas raporteve mujore, Bilancet verifikues etj.
- Rregjistrimet dhe njohja me gjendjen monetare në arka e bankë
- Njohuri për përgatitjen e Pozicionit dhe Performancës Financiare /Cash flow / Pasqyra e kapitalit/ Shënimet shpjeguese etj
Pjesa 3: Të tjera në E-Albania e QKB
- Aplikimet për dokumentacionin e nevojshëm Certefikata / Nënshkrimi elektronik
- Raportimi taksave e tarifave vendore dhe nacionale Bashki ,Ere Akbn, etj
- Regjistrimet / Largimet e pranimi I punonjësve. Përgatitja e listpagesave të pagës neto për likujdim në bankë. Dokumentacioni dhe Llogaritja e raporteve mjekësore.
Kostot e trajnimit
Kostot e këtij trjanimi 1 mujor për 1 person = 176 Euro
Mbështetja që kërkohet nga Kompanitë në Korçë?
- Sponsorizimi i trajnimit për 1 ose 2 studentë.
- Të cilët në përfundim të trajnimit do të jenë të gatshëm të punësohen si “Financier Junior” pranë biznesit tuaj.
- Në total mbështetja është 176 Euro (me tvsh) për 1 student dhe 352 Euro (me tvsh) për 2 studentë.
Çfarë mbështetje ofron IMB?
- Kostot e trajnimit “Data Analyst në Cloud” për 25 studentë.
- Orët e punës së Instruktorit të IMB-së Online, i cili do të mbështesë Instruktorin Kyresor në qytetin e Korçës.