Tema e këtij artikulli: Analiza Financiare, Funksionet e Avancuara, Raportet Speciale, Bashkëpunimi në Cloud

Cilët janë personat që punojnë më shumë gjatë periudhës Janar-Mars? Kontabilistët!

Cilat janë 5 mënyrat më efektive që po përdorin Kontabilistët për të mbaruar punë mirë, shpejt me Alpha?

1. Bashkëpunim live me klientët

Kontabilistët dhe Klienti kanë njëkohësisht akses në ndërmarrjen e tyre Alpha Cloud, si rrjedhim bashkëpunimi është i thjeshtë, i shpejtë dhe transparent për të gjitha palët.

  • Kontabilistet hyjnë në programin e Klientit në çast dhe janë në gjëndje të japin këshilla direkte.
  • Kontabilistët në Alpha menaxhojnë 4,325 ndërmarrje të cilat përdorin programin Alpha.
  • Mesatarisht një Kontabilist Alpha punon me 26 ndërmarrje.

2. Sinkronizimi i menjëherëshëm automatik në eko-sistemin Alpha

Kontabilistët dhe Klientët shfrytëzojnë jo vetëm programin financiar Alpha por të gjithë ekosistemin e programeve Alpha të cilat u lejojnë sinkronizim automatik, pa vonesa apo ngarkesa në sistemin financiar për:

  • Të gjithë proçeset e Shitjes (në terren, në market, në Bar-Restorant, dhe shitjet online e-commerce).
  • Gjithë veprimet me Inventarin (hyrjet daljet e artikujve, pranimin e furnizimeve, kontrollin fizik të inventarit, çmimet, ofertat etj.).
  • Raportet Live në Celular (shitjet, arkëtimet, artikujt sipas magazinave).

 

A) Kontabilisti/Financieri merr në programin financiar Alpha të sinkornizuara automatikisht:

  • Shitjet nga terreni – nga Alpha Mobile
  • Shitjet nga Dyqani ose Marketi – nga Alpha POS
  • Shitjet nga Bar-Restoranti – nga Alpha POS për Bar-Restorant
  • Hyrjet dhe daljet e Mallit/Porosive në Magazinat e ndryshme – nga Alpha Mobile

Është në gjëndje të shohë faturat nga të gjitha pikat e shitjes, të bëjë korrigjime në to (në rast nevoje) apo veprime të tjera të avancuara.

B) Shitësit marrin të sinkronizuar automatikisht nga programin financiar Alpha, në aplikacionin e Shitjes Alpha POS: Artikujt e rinj, Çmimet, Sasitë, Orfertat, Klientët etj.

C) Drejtuesit e Kompanisë marrin në çast të sinkronizuar nga programi financiar Alpha → Raporte Live në celularin e tyre për:

  • Shitjet dhe Arketimet Ditore
  • Gjëndjen e cashit
  • Performancën e kompanisë

3. Fiskalizimi & Integrimi i programit Alpha me Programe  POS

Kontabilistët dhe klientët e tyre, fiskalizojnë me programin financiar Alpha dhe Program POS për fiskalizimin e faturave në pikat e shitjes.

  • Klientët e kontabilistëve kryejnë rreth 111,507 fatura të fiskalizuara në vit.
  • Mesatarisht klientët e kontabilistëve kryejnë rreth 9,293 fatura të fiskalizuara në muaj.
  • 87% e Klientëve të Kontabilistëve kanë integrim me Programe POS.

4. Raportet Speciale

Përveç Rapoteve Bazë, Kontabilistët dhe Financierët shfrytëzojnë dhe këto Raport Speciale:

  • Analiza e Qëndrave të Kostos → Më këtë raport Financierët shohin të ardhurat dhe shpenzimet për cdo Qendër Kosto.
  • Gjendja e rezervuar e artikujve → Me këtë raport Menaxherët e Shitjes dhe Magazinës marrin një informacion të plotë gjendjen në magazinë të artikujve, sasisë së arikujve që janë rezervuar tashmë për klientë specifikë dhe gjendjen e disponueshme për shitje për klientët e tjerë.
  • Ekzekutimi i rezervimeve → Me këtë raport merret informacion rreth statusit të porosive që janë bërë nga klientë të caktuar për të cilët ishin rezervuar produktet. Raporti tregon nëse porosia është ekzekutuar apo jo dhe në cfarë sasie.
  • Analiza e Produktit sipas Recepturave → Ky raport jep informacion të detajuar për llogaritjen e sasive të planifikuara dhe të harxhuara, kostove dhe vleftën totale të recepturave të artikujve të cilët përdoren në prodhim.
  • Historiku i Veprimeve → Ky Raport Menaxherial përdoret me së shumti nga Përdoruesit Administrator për të parë gjithë veprimet e kryera nga përdoruesit e tjerë Alpha, momentin kur e kanë kryer, llojin e veprimit (regjistrim, modifikim, fshirje) dhe dokumentin konkret ku është bërë veprimi.

 

Raportet Vjetore Bazë të cilat 100% e Kontabilistëve dhe Klientët e tyre shfrytëzojnë në periudhen Janar-Mars janë:

  • Bilanci Kontabël | Pasqyra e të Ardhurave & Shpenzimeve (PASH)
  • Bilanci Vërtetues | Raporti i Marzhit të fitimit |
  • Kartelat e detajuara të Llogarive/ Artikujve / Klientëve / Furnitorëve

5. Funksionet e veçanta

Kontabilistët dhe Klientët e tyre përdorin këto funksione të veçanta dhe të avancuara të programit Alpha:

 

  • Shpërndarjen e shpenzimeve nëpër Qëndrat e Kostos.
    • Ky funksion përdoret nga të gjithë kompanitë tregetare, që kanë disa njësi gjeneruese të të ardhurave (pika shitje/shërbimi të ndryshme, lloje artikujsh apo shërbimesh të ndryshme) dhe duan të masin shpenzimet dhe të ardhurat për secilën Njësi (Qendër Kostoje).
    • Bën të mundur që vlera e një llogarie të alokohet midis artikujve të një fature të regjstruar në program, në mënyre proporcionale (psh. shpërndarja e shpenzimeve të transportit në artikujt e një fature).
  • Rivlerësimi i artikujve të magazines.
    • Ky funksion është i përdorur nga kompanitë Tregtare, Prodhuese dhe të Ndërtimit, të cilat marrin furnizime të rregullta nga furnitorët e tyre, por kanë ndryshime në çmimet e blerjes.
    • Me anë të funksionit të “rivleresimit” ri-llogarisin në mënyrë të saktë kostot sipas çmimeve të ndryshueshme të blerjes.
  • Menaxhimin i Kostove të Prodhimit.
    • Ky funksion është i përdorur nga kompanitë Prodhuese të cilat duan të planifikojnë furnizimin, kostot e prodhimit, të menaxhojnë nënproduktet e prodhimit dhe firot.

 

  • Veprimet me Doganat
    • Ky funksion është i përdorur nga Kompanitë Tregtare të Import-Eksportit.
    • Ky funksion na lejon të regjistrojmë fletet doganore të importit dhe eksportit në program sipas dokumentave që lëshon dogana. Me regjistrimin e tyre në program shfaqen vlerat e përditësuara në kolonat e duhura të Librit të Shitjeve dhe Librit të Blerjeve.
  •  Menaxhimin i Prepaid Gift Cards (Artikujt e Parapaguar).
    • Ky funksion është i rëndësishëm për kompanitë Retail dhe të Shërbimit.
    • Kompanitë Retail/Rrjet Kafesh – duan ti ofrojnë Gift Cards të Parapaguar Klientëve të tyre Individe ose Biznese të cilët duan të bëjnë dhurata “Gift Cards” për punonjësit e tyre. 
  •  Cloud Back-up & Restore
    • Ky funksion është i përdorur nga 100% e klientëve Alpha Cloud.
    • I lejon Përdoruesit Administrator të krijojnë në çdo moment një “Back-up” (Kopje Rezervë) të të dhënave dhe programit të tyre. Më pas përdoruesit mund të bëjnë veprime apo konfirgurime provë dhe nëse dëshiron mund ta rikthejnë “Restore” të dhënat dhe programin në një nga gjëndjet e mëparshme.
You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për supermarket

Shkarko tani aplikacionin Alpha dhe kryej faturat POS, bëj mbylljen ditore dhe siguro kasën gjatë punës ne biznesin tuaj.
Lexo më shumë

Paketa Alpha Farmaci

Ofron funksione të nevojshme për regjistrimin e shitjeve në një farmaci.