Klientë dhe përdorues të programeve Alpha,

Nëpërmjet këtij njoftimi dëshirojmë t’ju informojmë se, duke filluar nga data 1 Janar 2026, çmimet e programeve dhe shërbimeve ALPHA do të rriten me 5.5%.

Përse ndryshuan çmimet ?

 

Ky rishikim çmimi bëhet i domosdoshëm si rezultat i faktorëve të mëposhtëm:

  • Rritjes së inflacionit, i cili ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në kostot e operimit, zhvillimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve tona.

     

  • Rritjes së kostove të infrastrukturës së Google Cloud me rreth 50% e cila ka efekt të drejtpërdrejtë mbi çmimin final të produkteve dhe shërbimeve tona.

 

Si ndryshojnë çmimet e Paketave Alpha?

 

Çmimet e vjetra Çmimet e reja
PaketaAbonim Mujor
Çmimet mujore në Lek për abonim 12 mujor
Hostimi mujor Abonim Mujor
Çmimet mujore në Lek për abonim 12 mujor
Hostimi mujor
Shitje
1,785
1,470
1,883
1,551
Farmaci
2,520
1,260
2,659
1,329
Start
4,200
2,835
4,431
2,991
Start +
4,830
2,835
5,096
2,991
Business
6,300
2,835
6,647
2,991
Group
10,165
2,835
10,724
2,991
Çmimet e vjetra Çmimet e reja
Shërbime të tjera*Çmimet në Lek 
me TVSH
*Çmimet në Lek 
me TVSH
Asistenti Online
2,835
2,991
Asistencë e Dedikuar
11,235
11,853
Moduli i fikslaizimit
20,055
21,158
Resurse të dedikuara në Google Cloud - mujore
16,800
17,724
Rivlerësimi High Traffic
0.05
0.053
Rivlerësimi Low Traffic
0.03
0.027

* Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH.

Cilat çmime nuk ndryshojnë?

  1. Paketa Alpha Buxhetor
  2. Paketa Alpha Mësimor

Pavarësisht këtyre ndryshimeve, mbetemi të angazhuar të ofrojmë standardet më të larta të cilësisë, sigurisë dhe mbështetjes teknike për të cilat jeni mësuar ndër vite me programet ALPHA.

Ju sigurojmë se rritja është mbajtur në nivel minimal, me qëllim që të garantojmë vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve, pa kompromentuar funksionalitetet që mbështesin aktivitetin tuaj të përditshëm.

Për çdo pyetje ose sqarim shtesë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë të Partnerëve.

Falenderojmë sinqerisht për besimin dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Me respekt,

IMB

You May Also Like
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.