Pse aplikacioni mobile Alpha është zgjidhja më e lehtë për të bërë fatura?
1. Bëni faturat shpejt në 5 sekonda
Alpha mobile ju ndihmon të bëni dhe ktheni faturat shumë shpejt, 3 herë më shpejt se në programin Financiar Alpha dhe në web-appin fatura.alpha.al.
Aplikaiconi mobile Alpha ju lejon punë më të shpejtë:
- logimi është më i shpejtë;
- userfriendly: pamja është më e thjeshte dhe përshtatur për punën në terren ose në kasë;
- enkas i përshtatur për ekipin e shitjes ku bërja e shpejtë e faturave është esenciale.
2. Agjentet e shitjes mund të bëjnë fatura edhe kur nuk kanë internet
Me Alpha Mobile mund të bëni fatura edhe nëse nuk keni akses në internet . Pra mund të bëni fatura offline, të shtoni klient apo produkte pa pasur nevojë për lidhje interneti apo akses në të. Gjiithcka ruhet dhe ne momentin që do të keni akses në internet fatura do të fiskalizohet menjëherë. Puna offline u vjen në ndihmë kryesisht shitësve në terren ose pikave të shitjes POS.
3. Printoni faturat kudo ku jeni duke punuar
Aplikacioni mobile Alpha ndryshe nga një WebUp është i instaluar në celularin e agjenitit të shitjes kështu që printimi bëhet direkt nga celulari në printer. Gjithashtu me Alpha Mobile, agjenti i shitjes ka dhe disa mënyra të tjera për ti dhënë faturën klientit:
- Ti japë mundësine klientit të skanojë direkte QR Kodin e fatures.
- Ti dergojë faturën me sms ose email.
4. Faturat dërgohen automatikisht në programin financiar Alpha
Në momentin që ju bëni fatura në celularin tuaj këto fatura dërgohen automatikisht në programin Alpha . Financa i sheh në cast dhe mund të bëjë veprime të mëtejshme me faturat.
5. 🌟 Special feature – Preferencat e Përdoruesit
Tashmë me aplikacionin Alpha ju e keni shumë herë më të lehtë për ta personalizuar, nuk ka më nevojë që konfigurimet ti bëni me një IMB Partner por mund ti bëni vetë lehtësisht.
“Preferencat e përdoruesit” është një menu e cila ju lejon të aktivizoni opsionet të cilat do ju lehtësojnë vërtet bërjen e faturave. Ju lejon të përshtasni aplikacionin sipas dëshirës suaj.
- Auto Printim: zgjidhni këtë opsion nëse dëshironi të printoni faturën automatikisht sapo e ruani atë.
- Auto Pagesë POS: zgjidhni këtë opsion automatikisht paguani faturat e krijuara në pamjen POS dhe te fatura shfaqet paguar
- Pamje e Avancuar: Pamja default e Alpha Mobile është “Simple View” e përshtatur për Shitjen nga Celulari në terren. Duke zgjedhur opsionin “Pamje e Avancuar” aktivizoni faturat e Blerjes, të Shoqërimit dhe shumë opsione të tjera.
- Pamja e errët ose dark mode: mund të ndryshoni dhe ngjyrën e aplikacionit nga light në dark nëse dëshironi një pamje të errët ose anasjelltas.
Bëni fatura shitje, blerje apo fatura shoqëruese shpejt me aplikacionin mobile Alpha.
Me aplikacionin mobile Alpha, bëni fatura shitje blerje si dhe fatura shoqëruese WTN në pak sekonda dhe shumë thjeshtë.
Për kë është ky aplikacion?
- Për agjentet e shitjes në terren që:
- bëjnë fatura nga celulari
- bëjnë fatura offline në kushtet kur shkëputet interneti përkohësisht të cilat fiskalizohen automatikisht sapo rilidhet interneti;
- Për agjentët e shitjes që bëjnë fatura në dyqan:
- bëjnë fatura me pamjen POS të Aplikacionit Mobile Alpha
- Kështu ulin ndjeshëm kostot e pajisjeve POS, sigurojnë shitjet dhe në kushtet e shkëputjes së dritave apo internetit.
- Për çdo përdorues të programit web fatura.alpha.al që dëshiron të bëj faturat në mënyrë më të shpjetë dhe të thjeshtë në celular.
- Për çdo përdorues të programit financiar web Alpha që dëshiron të bëj faturat në mënyrë më të shpjetë dhe të thjeshtë në celular.
Ja hapat për të përdorur Aplikacionin Alpha
Hapi 1: Shkarko aplikacionin Alpha ne Celular/Tablet iOS ose Android
Hapi 2: Hyr në aplikacion
a) Nëse je përdorues ekzistues Alpha ose Fatura.alpha.ala → Hyr në aplikacion me emailin me të cilin hyn në fatura.alpha.al ose alpha.al. (Kujdes: më parë duhet të aktivizosh “Login with Google” në Alpha ose Fatura.alpha.al).
b) Nëse je përdorues i ri → Regjistrohu: vendos “e-mailin” tënd, zgjidh një “password”, vendos “emrin e organizatës” tënde.
Hapi 3: Fillo punën
a) Aktivizo Fiskalizimin → ndiq videon ose kontakto një IMB Partner.
b) Shto faturën e parë.
Videoja më poshtë ju jep një prezantim të aplikacionit Alpha dhe te funksioneve kryesore të tij
Shkarkoni aplikacionin Alpha në celular
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha në celular ose tablet ose kontaktoni me një IMB Partner për të aktivizuar aplikacionin.