Këtë fillimvit, IMB prezanton kursin online për programin AlphaUdemy. Qëllimi kryesor i kursit është të ndihmojë çdo individ të kuptojë dhe të përdorë programin financiar Alpha në pak orë, pa shumë terma teknik dhe profesional.

Në këtë kurs, çdo student ose përdorues i ri në Alpha trajnohet për të gjitha modulet e programit me anë të videove ilustruese të veprimeve që mund të kryejnë dhe shembujve konkret të një kompanie.

Në 4 orë e gjysmë, trajtohen 13 materiale, në të cilat ju do të keni akses të përhershëm. Ju mund ta aksesoni kursin dhe të certifikoheni online në platformën Udemy, e cila është platforma më e madhe për ofrimin e kurseve profesionale.

Kujt i shërben ky kurs?

  • Kujtdo që dëshiron të mësojë bazat e programit Alpha;
  • Kujtdo që nuk ka përdorur më parë një program financiar;
  • Kujtdo që është i interesuar për zhvillimin e një karriere me programin Alpha;
  • Bizneseve, të cilët punojnë apo janë të interesuar të punojnë me programin Alpha.

Si mund ta aksesoj kursin Alpha në Udemy?

Platforma Udemy ju udhëzon në marrjen e kursit online Alpha dhe në krijimin e një llogarie për t’u certifikuar në përfundim të tij.

Kurs për programin Alpha: Certifikohu Online

IMB Shpk

Për çdo pyetje rreth “Kursit për programin Alpha: Certifikohu Online” na kontaktoni në adresën e email-it webinar@imb.al.

You May Also Like
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.