Kalkulatori është një aplikacion në të cilin çdo biznes mund të llogarisë koston e abonimit të tij në Alpha. Për këtë, vizitoni faqen calculate.alpha.al:

Të dhënat e kërkuara për të llogaritur koston totale janë: 

  1. Numri i përdoruesve 
  2. Lloji i paketës 
  3. Kodi i promocionit 
  4. Kontrolli i NIPT-it.
  1. Numri i përdoruesve është numri i llogarive që do të abonohen për të punuar në organizatën tuaj. 
  1. Lloji i paketës varet nga aktiviteti i subjektit tuaj, si në vijim:
  • Nëse ju keni një biznes të vogël tregtar, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Start. 
  • Nëse ju keni një biznes të vogël tregtar dhe ju nevojitet një modul biznes, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Start+. 
  • Nëse ju keni një biznes të madh prodhues dhe ju nevojiten dy ndërmarrje, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Business. 
  • Nëse ju keni një biznes të madh prodhues dhe ju nevojiten më shumë se dy ndërmarrje, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Business Group. 
  • Nëse ju keni një zyrë kontabiliteti, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Kontabilist.
  • Nëse ju keni një institucion buxhetor, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Buxhetor.
  • Nëse ju keni një qendër kursesh/trajnimesh, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Mësimor.
  • Nëse ju keni një farmaci, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Farmaci.

Për t’u njohur me çmimet e paketave vizitoni faqen Paketat Alpha.

  1. Kodi i promocionit mundësohet nga referuesit dhe partnerët e kompanisë IMB. Nëse ju jeni referuar nga një prej tyre, duhet të plotësoni fushën me kodin e tyre. Kodi i promocionit përcaktohet vetëm nga referuesit dhe partnerët. Për t’u njohur me ta, vizitoni faqen IMB Partners.
  1. Kontrolli i NIPT-it është një funksionalitet, i cili ju jep informacion mbi statusin e kompanisë, së cilës po i shisni ose po i blini produkte. 

Rast studimi

Supozojmë se ju keni një biznes të vogël tregtar, të cilit i nevojitet 1 përdorues Alpha dhe kontrolli i NIPT-it.  Plotësojmë të dhënat në Kalkulator, si në vijim:

Klikojmë butonin Llogarit Çmimin:

Shohim se: 

  1. kostoja e abonimit të një përdoruesi Alpha për një periudhe 12 mujore është 312€;
  2. kostoja e hostimit në Google Cloud, e cila është kosto fikse vjetore, është 234€;
  3. kostoja e kontrollit të NIPT-it është 36€.

Në këtë rast, kostoja totale, e cila përfshin kostot e përdoruesit, hostimit dhe kontrollit të NIPT-t, është 582€ për abonim 12 mujor. 

Më pas, klikojmë butonin Merr Ofertën, ku kërkohet plotësimi i të dhënave, si në vijim: 

Pasi të plotësoni dhe konfirmoni të dhënat tuaja, ju do të merrni një email me ofertën. Në vijim, ju do të kontaktoheni nga një agjent për konfirmimin e abonimit.