Çfarë janë funksionet me kosto të vecanta?

Shumë funksione në programet ERP si Alpha janë të veçanta që do të thotë:

  • Përdoren shumë nga një pjesë e vogël e përdoruesve dhe pothuajse aspak nga përdoruesit e tjerë;
  • Kërkojnë resurse të mëdha gjatë përdorimit dhe për këtë arsye kanë kosto të larta.

Kostot për këto funksione nuk dëshirojme ti shperndajmë tek të gjithë përdoruesit Alpha. Ndaj mënyra më e përshtatshme e tarfimit është tarifë sipas përdorimit.

Për shumicën e përdoruesve kjo do të ketë efektet pozitive si:

  1. Përshpejtim i programit Alpha;
  2. Shmangia e rritjes së cmimit në të ardhmen, për shkak të funksioneve të vecanta që ngarkojnë sistemin ERP;
  3. Përdorim falas brenda kuotave të caktuara në listën e çmimeve.

Për pakicën e përdoruesve do të ketë këto efekte pozitive:

  • Monitorimi i përdorimit të funksioneve të vecanta që ngarkojnë sistemin ERP;
  • Monitorimi i kostove shtesë për shkak të këtyre funksioneve.

Si mund të ulësh kostot për përdorimin e këtyre funksioneve?

Kostot e funksioneve të vecanta mund të monitorohen nga përdoruesit në cdo moment. Ato janë të ndërtuara me disa shkallë:

  • Kuotat falas ditore. Për të ulur kostot përdoruesi Alpha mund të zgjedhë të përdorë funksionin e veçantë në mënyrë të përditshme dhe të shfrytëzoje kuotat falas më mirë. Përdorimi në mënyrë të përditshme me kuotat falas, garanton që përdoren pak resurse të cilat kanë tarifë 0.
  • Fasha orare “low traffic” që zgjat nga ora 18:00- 07:00 ka tarifë më të ulët. Kjo për arsye se orari “low traffic” përkon me përfundimin e orarit zyrtar të punës për shumicën e përdoruesve Alpha. Gjatë këtij orari funksionet e vecanta që ngarkojnë sistemin kanë mundësi të marrin resurse të lira të programit Alpha të cilat nuk përdoren.
    • Kështu përdoruesi Alpha do të ketë tarifë më të ulet nëse i përdor funksionet e vecanta gjatë orarit “low trafic 18:00-07:00”
  • Kuotat maksimale mujore. Çdo funksion i vecantë, ka kuota maksimale të cilat kufizojnë përdorimin e funksionit dhe njëkohësisht dhe kostot maksimale. Kështu për shembull për shërbimin e vecantë të “rivlerësimit” përdoruesit nëse e përdorin shërbimin gjatë fashës “low traffic” e cila tarifohet me 0.002 Euro/rresht dhe ka 45,000 kuota maksimale ⇒ do të ketë një tarifë maksimale mujore prej (45,000 * 0.002) prej 90 euro në muaj.
    • Përdoruesit Alpha mund të kërkojnë shtimin e kuotave maksimale sipas nevojës.

  • Quota Manager – është shërbimi që i tregon përdoruesit në cdo moment përdorimin e funksionit të veçantë. Kështu përdoruesi mund të shohë:
  • Sa kuota falas ka përdorur?
  • Sa kuota me pagesë ka përdorur?
  • Sa është tarifa mujore deri më tani?
You May Also Like
Lexo më shumë

Urdhërblerja automatike në mobile

Në këtë artikull tregohet se si nëpërmjet programit Alpha dhe Alpha Mobile mund të krijoni dhe pranoni urdhërporosinë apo thënë ndryshe urdhërblerjen.