Përdoruesit admin në Alpha tashmë mund të ftojnë përdorues të rinj në organizatën e tyre duke u loguar me një llogari gmail. Përdoruesit e shtuar në këtë mënyrë nuk do kenë mundësi të logohen në Alpha me username dhe password por vetëm me “sign in with google”, kjo i jep këtyre përdoruesve një siguri më të lartë në logim në Alpha.
Si do të veprojë një përdorues ekzistues (organizatë ekzistuese) në alpha.al për të aktivizuar login-in me Gmail?
- Hapi 1: Përdoruesi Admin logohet në alpha.al me username + password, shkon në “Modulin e administrimit” → “Fto përdorues” → “Shto përdorues” dhe vendos “adresën gmail” të përdoruesit që do të ftojë.
- Hapi 2: Përdoruesi i ftuar, shkon në adresën e tij në gmail dhe klikon në linkun e verifikimit. Linku i verifikimit ka afat 10 min (nëse ky afat tejkalohet, përdoruesi “admin” mund të ridërgojë ftesën).
- Hapi 3: Përdoruesi i ftuar klikon linkun dhe logohet automatikisht në programin alpha.al.
Si do të veprojë një përdorues i ri (organizatë e re) në alpha.al për të aktivizuar login-in me Gmail?
Përdoruesi “Admin” do të logohet herën e parë në alpha.al me kredencialet (username/password) dhe do të ndjekë hapat më sipër për të ftuar veten dhe përdorues të tjerë të logohen me Gmail.
Në videon më poshtë do të keni të gjitha hapat për të aktivizuar Sign in with google dhe se si të shtoni përdoures të rinj në organizatën tuaj duke u loguar me një llogari Gmaili.
Mënyra më e thjeshtë për të aktivizuar login-in me email.
- Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner.
- Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.