Çfarë është sinkronizimi i faturave në Alpha?

 

Sinkronizimi i faturave në Alpha bën të mundur dërgimin e faturave tuaja të shitjes në mënyrë automatike nga Alpha POS në programin financiar Alpha, duke eleminuar proceset e regjistrimeve manuale dhe duke siguruar që të dhënat tuaja financiare të jenë gjithmonë të sakta dhe të përditësuara në kohë reale. 

Në këtë blog do të shpjegojmë se cilat janë përfitimet e sinkronizimit të faturave në programin Alpha dhe se si ky proces ju ndihmon duke thjeshtuar veprimet financiare të biznesit tuaj.

Cilat janë avantazhet e sinkronizimit të faturave në Alpha?

  • Menaxhim më i lehtë i të dhënave: faturat tuaja janë të organizuara dhe të regjistruara në sistem, duke siguruar një menaxhim më të lehtë të të dhënave tuaja financiare.
  • Kursim kohe dhe përmirësim i saktësisë: për të dyja palët—ju si biznese dhe kontabilistët tuaj —duke siguruar që të dhënat të jenë të sakta dhe të përditësuara në kohë reale. Nuk do të duhet që të printoni apo të eksportoni dokumentet tuaja.

 

  • Më pak gabime manuale: për shkak se i gjithë procesi është i automatizuar, mundësia e gabimeve të mundshëm gjatë dërgimit manual të dokumenteve është minimizuar.
  • Lehtësi për përdoruesit e Alpha Kontabilist:  për ju si kontabilistë që përdorni paketën Alpha Kontabilist mund të aksesoni automatikisht faturat e klientëve tuaj direkt nga ndërmarrjet përkatëse.

Si të sinkronizoni fatura nga Alpha POS në Alpha nëse mungon lidhja e klientit me arkën/bankën?

Nëse ju mungon plotësimi i ndonjë fushe për sinkornizimin e faturës suaj, mund ta modifikoni atë lehtësisht në Alpha. 

Shembull: mungon lidhja e klientit me arkën ose bankën në Alpha, atëherë mund të kryeni lehtësisht këto veprime. 

  • Fillimisht, logohuni në Alpha dhe më pas vendosni lidhjen e duhur për klientin me llogaritë përkatëse tek Blerje / Arka-Banka / zgjidhni arkën dhe klikoni “Ruaj”.
  • Në Alpha POS, mbani shtypur faturën që është fiskalizuar, por nuk është ende sinkronizuar, dhe klikoni opsionin “Sinkronizo Faturën”. 
  • Në këtë moment, fatura do të sinkronizohet brenda pak sekondash, duke siguruar që të gjitha informacionet të jenë të sakta dhe të azhornuara në sistem. 
 

 

Shkarkoni tani aplikacionin Alpha

Shkarkoni tani aplikacionin Alpha dhe sinkronizoni faturat tuaja në pak kohë ose kontaktoni një prej partnerëve të IMB në IMB Partner apo duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do ju kontaktojmë menjëherë.

Ky proces automatik i sinkronizimit ju kursen kohë dhe redukton gabimet, duke siguruar që të gjitha të dhënat të jenë të përditësuara në kohë reale në të dy sistemet.

You May Also Like
Lexo më shumë

Printoni etiketa për produktet tuaja me tre hapa të thjeshtë

Printimi i etiketave për produktet me Alpha POS është një proces i thjeshtë dhe i domosdoshëm për çdo biznes që dëshiron të menaxhojë inventarin në mënyrë efektive dhe të sigurojë përvoja pozitive për klientët.