Alpha POS ka sjellë disa përmirësime dhe funksione të reja për të optimizuar përvojën tuaj si përdorues dhe për të rritur efikasitetin e biznesit tuaj duke thjeshtuar proceset e përditshme.
Më poshtë do të renditen dy nga përditësimet më të fundit të aplikacionit Alpha POS.

1. Fiskalizimi dhe Sinkronizimi Automatik i Faturave edhe nëse keni shkëputje të internetit
Me funksionalitetin më të ri në Alpha POS, tani është e mundur printimi i faturave edhe kur mungon lidhja me internetin ose kur ka ndërprerje të papritura.
Ky përmirësim siguron që procesi i shitjes të vijojë pa ndërprerje, duke ju mundësuar të bëni dhe printoni fatura në çdo moment. Ndërkohë, QR code gjenerohet dhe shtohet automatikisht sapo lidhja me internetin të rikthehet.
Mjafton që në momentin kur lidhja është shkëputur të vazhdoni të bëni faturën e shitjes si normalisht dhe automatikisht ajo faturë do të ruhet por do jetë e pa fisklalizuar.
Kur lidhja e internetit të rikthehet apo energjia elektrike, fatura do të fiskalizohet automatikisht pa patur nevojë për ndryshime manuale.
2. Shumatorja për llogaritjen e shumës totale të monedhave në kasë në Alpha POS
Shumatorja është një funksion i ri në Alpha POS që përdoret për të llogaritur vlerën e monedhave dhe kartëmonedhave nga shitjet ditore.
Ky funksionalitet ndihmon përdoruesit të kontrollojnë dhe balancojnë shumën totale të parave fizike (xhiroja ditore) me shumën e regjistruar në sistem (tek shumatorja), duke rritur saktësinë dhe duke minimizuar gabimet.
Shumatorja mund të përdoret në çdo biznes që operon me Alpha POS, si p.sh. supermarkete, dyqane apo bare dhe restorante.
Për të llogaritur totalin e monedhave mund të ndiqni këto hapa:
- Klikoni tek ikona User > Administrim
- Tek Monedhat, përcaktoni monedhën në të cilën do llogarisni për shembull LEK
- Shkoni sërish në tabin User > Mbyllja Ditore
- Klikoni Shumatore
- Përcaktoni sasitë e monedhave që keni për të llogaritur duke shtuar apo pakësuar ato me opsionet + (plus) dhe – (minus) ose duke klikuar mbi vlerat e monedhave në të majtë
- Klikoni butonin Printo.
Pasi keni përdorur opsionin e shumatores jeni gati për të kontrolluar saktësinë e monedhave që keni llogaritur me shumën e monedhave të llogaritur nga programi Alpha POS nga Mbyllja Ditore.
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha
Shkarkoni tani Aplikacionin Alpha dhe fiskalizoni fatura automatikisht apo llogarisni shumën totale të monedhave ose kontaktoni një prej partnerëve të IMB në IMB Partner apo duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do ju kontaktojmë menjëherë.