Kurseni në Abonimin tuaj, duke referuar programin Alpha. 

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë për një mundësi të re dhe të vlefshme që Alpha.al ka krijuar posaçërisht për ju dhe koleget tuaj: Programi “Alpha Cash-Back”!

 

Çfarë është Alpha Cash-Back?

Alpha Cash-Back është një program referimi që ju shpërblen kur referoni programin Alpha.al tek kolegët tuaj. Nëse rekomandoni një koleg në Alpha.al dhe ai vendos të blejë një nga paketat tona, ju përfitoni zbritje në faturën tuaj të ardhshme.

Kjo është mënyra jonë për t’ju falënderuar për besimin dhe për ndihmën që na jepni duke e rekomanduar programin Alpha tek kolegët.

Si funksionon?

Nëse referoni një klient të ri në Alpha (i cili nuk ka aktualisht nje abonim në Alpha.al), ju do të merrni si cash-back në faturën tuaj të ardhshme 100% të vlerës së programit që ka paguar personi që keni referuar.

Shembull ilustrues:

  • Abonimi juaj në Alpha.al kushton 109,620 Lekë me TVSH.
  • Ju referoni një koleg, i cili blen paketën Alpha Start me vlerë 84,420 Lekë me TVSH (50,400 Lekë Abonimi në Alpha Start + 34,020 Lekë Hostim në Google Cloud)
  • Në faturën e abonimit tuaj të rradhës do të përfitoni zbritjen “Alpha Cash Back” si mëposhtë
    • Abonimi Alpha 109,620 Lekë (vlera e abonimit tuaj Alpha)
    • Alpha Cash-Back 50,400 (vlera e abonimit të kolegut që ju referuat) 
    • Total Fature 59,220 Lekë me TVSH!

Nëse referoni nje koleg i cili abonohet në një paketë më vlerë më të lartë se fatura juaj,  atëherë fatura juaj e radhës do të jetë 0 Lekë!

Çfarë duhet të bëni, për të marrë Alpha-Cash-Back? 

 

1.  Kontrolloni skadimin e abonimit tuaj në Alpha.al

Klikoni tek ikona e user-it në të djathtë > Abonimi im > dhe do ju shfaqet afati i mbarimit

2. Referoni një koleg para kësaj date skadimi në këtë formular.

3. Kolegu juaj paguan abonimin e tij të parë.

4.Përfitoni zbritjen në faturën tuaj të ardhshme!

 

Sa më shumë kolegë të referoni, aq më shumë kurseni!

 

Kontaktoni tani me Partnerin e Dedikuar për të marrë zbritjen Alpha Cash Back.

You May Also Like
Lexo më shumë

Ndërpritet Paketa Kontabilist – 15 dhjetor 2024

Duke ju falenderuar për punën tuaj të përkushtuar ju njoftojmë se Paketa Alpha Kontabilist nuk do të ofrohet më dhe aksesi në llogaritë me tarifën e vjetër “Kontabilist” do të ndërpritet për të gjitha abonimet e kësaj paketë me datën 15 dhjetor 2024.