Të nderuar Kontabilistë

 

Ju falenderojmë për punën tuaj të përkushtuar vit mbas viti, dhe urojmë që Alpha Cloud t’ju ketë ndihmuar duke lehtësuar punën tuaj të përditshme dhe duke mbështetur në mbarëvajtjen e klientëve tuaj. 

Ju njoftojmë se Paketa Alpha Kontabilist nuk do të ofrohet më, dhe aksesi në llogaritë me tarifën e vjetër “Kontabilist” do të ndërpritet për të gjitha abonimet e kësaj pakete me datën 15 dhjetor 2024.

 

Pas kësaj date, ju ose klientët tuaj duhet të lidhni një kontratë abonimi me paketat Business ose Business Group me IMB-në.

Çfarë duhet të dini?

  • Nëse abonimi juaj skadon pas datës 15 dhjetor 2024, ju do të vazhdoni punën normalisht deri në datën e përfundimit të abonimit tuaj.
  • Nëse abonimi juaj skadon përpara datës 15 dhjetor 2024, do të vazhdoni punën me programin deri më 15 dhjetor 2024 pa pagesë. Gjatë kësaj periudhe mund të kontaktoni me një IMB Partner për kalimin në paketat Alpha me pagesë.
  • Ndërmarrjet brenda paketës Kontabilist mund ti kaloni fare lehtësisht në një organizatë Business Group ose në Organizata të veçanta Business apo Business Group, sipas interesit tuaj.
  • Paketa e vjetër Alpha Kontabilist do t’ju kalojë në Status Historik dhe do mund të aksesoni të dhënat tuaja të plota dhe ti shkarkoni (por jo të shkruani të dhëna të reja).

Cilat janë Paketat Alpha me pagesë të sugjeruara për ju? 

Pas datës 15 dhjetor 2024 ose në skadimin e abonimit tuaj (nëse është pas datës 15 dhejtor 2024) 

  1. Ju si Kontabilistë mund të konvertoni paketën tuaj Alpha Kontabilist në
    • Alpha Business Group (ku të mund të menaxhoni shumë ndërmarrje të ndryshme klientësh).
    • ose të Kaloni Klientët tuaj në Alpha të veçanta.
  2. Çdo paketë Alpha e veçantë e klientëve tuaj, do ketë 1 User falas për ju si Kontabilist.

Ju lutem të kontaktoni me Partnerin tuaj të Dedikuar ose nëse nuk keni, mund të përzgjidhni një partner të dedikuar nga Lista – për të bërë llogaritjet e paketave Alpha me pagesë.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin.

IMB Team.

You May Also Like