Printerat termikë janë zgjidhje praktike dhe efikase për biznese si restorante, bare apo shitje në terren duke ofruar shpejtësi, kursim dhe lehtësi në përdorim.
Në këtë blogpost, do të tregohen avantazhet e tyre, mënyra e përdorimit dhe disa hapa të thjeshtë për të lehtësuar lidhjen e printerave termik me celularin apo tabletin tuaj.
1. Cilat janë pajisjet e nevojshme për të printuar faturat tuaja me printerin termik?
Celular apo Tablet Android
Programi Alpha shkarkohet nga Play Store i Google njësoj si çdo aplikacion tjetër (psh. Whatsapp, etj.)
Shitesi nuk ka nevojë për trajnim në përdorimin e Tabletit apo Aplikacionit Alpha.
Printer Termik
Për printimin e faturave në biznesin tuaj mund të përdorni printerin termik Rongta apo BT-58L i cili printon faturat në letër të ngushtë 88 mm apo 58 mm.
Letrat mund të gjendet në shumicën e dyqaneve me pajisje elektronike.
Gjithashtu pjesë plotësuese e printerit është dhe adaptori apo karikuesi që është një nga elementët kyresorë dhe vjen së bashku me fishën USB. Printeri shumicën e kohës duhet të jetë i karikuar për një funksionim optimal.

2. Çfarë duhet të bëni nëse përballeni me shkëputje të lidhjes së printerave termikë?
Nëse ju ndodh që të përballeni me ndërprerje të lidhjes së printerave termikë më poshtë do të gjeni hapat që duhet të ndiqni për të pasur performancë optimale të printerave tuaj:
- Kontrolloni distancën – Sigurohuni që printeri të jetë brenda 10 metrave nga pajisja.
- Rivendosni lidhjen – Fikeni dhe rindizni printerin për të rivendosur lidhjen.
- Reduktoni pengesat fizike– Vendoseni printerin në një zonë pa pengesa fizike apo interferenca.
- Testoni me printer tjetër – Lidhni printerin me një printer tjetër rezervë për të identifikuar problemin.
Nëse lidhja me printerin me Bluetooth ndërpritet, mund të ndiqni këto hapa të thjeshtë për ta rikthyer:
- Fshini printerin nga lista e pajisjeve të lidhura në Bluetooth.
- Çaktivizoni Bluetooth në pajisjen tuaj dhe më pas aktivizojeni përsëri pas disa sekondash.
- Kërkoni printerin në listën e pajisjeve Bluetooth dhe rilidhni atë nga fillimi.
Këto hapa ndihmojnë në rivendosjen e lidhjes dhe sigurojnë funksionimin normal të printerit tuaj.
3. Çfarë duhet të bëni në rast se printeri nuk ka mjaftueshëm karikim?
Një bateri e ulët mund të jetë shkak i ndërprerjeve dhe problemeve gjatë funksionimit të printerit. Për të shmangur këtë situatë, sigurohuni që pajisja të jetë gjithmonë e karikuar në nivel të mjaftueshëm.
Për performancë optimale, rekomandohet që printeri të jetë gjithmonë i lidhur me karikuesin, veçanërisht gjatë përdorimit të vazhdueshëm apo në procese që kërkojnë fuqi më të madhe.
Ndryshe nga celulari është e rëndësishme që printeri mos shkojë në zero sepse koha për tu karikuar deri ne 10% është më e gjatë sesa e celularit që do të thotë në shumicën e kohës duhet të shmangni mungesën e lidhjes së printerit me adaptorin e tij për të qënë i karikuar dhe për të mos patur shkëputje.
Kjo do të ndihmojë në sigurimin e një funksionimi të qëndrueshëm dhe efikas të printerit tuaj.
Në videon më poshtë do të gjeni të gjithë elementët plotësues të printerit termik për të bërë faturat dhe hapat e lidhjes se celularit apo tabletit tuaj me printerin termik.
Avantazhet e printerave termik
Përdorim të gjerë në biznese të ndryshme
Printerat termikë janë të përshtatshëm për një sërë biznesesh të ndryshme si restorante, dyqane apo shitje në lëvizje.
Zgjedhje ekonomike
Këto printera nuk janë të kushtueshëm dhe funksionojnë vetëm me letër , duke eliminuar nevojën për bojë apo toner. Kjo ul ndjeshëm kostot e mirëmbajtjes dhe i bën ato një zgjedhje ekonomike.
Printim i Shpejtë
Proçesi i printimit të faturave është shumë i shpejtë gjë që i bën këto printera të përshtatshëm edhe për ambjente me volum të madh pune apo numër të madh artikujsh.

Nuk harxhojnë shumë energji
Printerat termik konsumojnë shumë pak energji, duke i bërë të përshtatshëm për përdorim afatgjatë dhe duke ulur ndjeshëm kostot operative në krahasim me printerat tradicionalë.
Praktik në përdorim
Printerat termikë janë të vegjël dhe të lehtë për t’u transportuar, duke i bërë shumë praktikë për përdorim të përditshëm në çdo ambient, qoftë statik apo në lëvizje.
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha në tabletin apo celularin tuaj nëse keni bar, restorant apo shitje në terren dhe printoni faturat tuaja me Alpha POS dhe printerat termike.
Për çdo informacion për printerat termik kontakto një IMB partner.