Kalkulatori është një aplikacion në të cilin çdo biznes mund të llogarisë koston e abonimit të tij në Alpha. Për këtë, vizitoni faqen calculate.alpha.al:
Të dhënat e kërkuara për të llogaritur koston totale janë:
- Numri i përdoruesve
- Lloji i paketës
- Kodi i promocionit
- Kontrolli i NIPT-it.
- Numri i përdoruesve është numri i llogarive që do të abonohen për të punuar në organizatën tuaj.
- Lloji i paketës varet nga aktiviteti i subjektit tuaj, si në vijim:
- Nëse ju keni një biznes të vogël tregtar, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Start.
- Nëse ju keni një biznes të vogël tregtar dhe ju nevojitet një modul biznes, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Start+.
- Nëse ju keni një biznes të madh prodhues dhe ju nevojiten dy ndërmarrje, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Business.
- Nëse ju keni një biznes të madh prodhues dhe ju nevojiten më shumë se dy ndërmarrje, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Business Group.
- Nëse ju keni një zyrë kontabiliteti, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Kontabilist.
- Nëse ju keni një institucion buxhetor, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Buxhetor.
- Nëse ju keni një qendër kursesh/trajnimesh, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Mësimor.
- Nëse ju keni një farmaci, lloji i paketës që duhet të zgjidhni është Farmaci.
Për t’u njohur me çmimet e paketave vizitoni faqen Paketat Alpha.
- Kodi i promocionit mundësohet nga referuesit dhe partnerët e kompanisë IMB. Nëse ju jeni referuar nga një prej tyre, duhet të plotësoni fushën me kodin e tyre. Kodi i promocionit përcaktohet vetëm nga referuesit dhe partnerët. Për t’u njohur me ta, vizitoni faqen IMB Partners.
- Kontrolli i NIPT-it është një funksionalitet, i cili ju jep informacion mbi statusin e kompanisë, së cilës po i shisni ose po i blini produkte.
Rast studimi
Supozojmë se ju keni një biznes të vogël tregtar, të cilit i nevojitet 1 përdorues Alpha dhe kontrolli i NIPT-it. Plotësojmë të dhënat në Kalkulator, si në vijim:
Klikojmë butonin Llogarit Çmimin:
Shohim se:
- kostoja e abonimit të një përdoruesi Alpha për një periudhe 12 mujore është 312€;
- kostoja e hostimit në Google Cloud, e cila është kosto fikse vjetore, është 234€;
- kostoja e kontrollit të NIPT-it është 36€.
Në këtë rast, kostoja totale, e cila përfshin kostot e përdoruesit, hostimit dhe kontrollit të NIPT-t, është 582€ për abonim 12 mujor.
Më pas, klikojmë butonin Merr Ofertën, ku kërkohet plotësimi i të dhënave, si në vijim:
Pasi të plotësoni dhe konfirmoni të dhënat tuaja, ju do të merrni një email me ofertën. Në vijim, ju do të kontaktoheni nga një agjent për konfirmimin e abonimit.