Çfarë është fatura.alpha.al?

  • fatura.alpha.al është aplikacioni i dedikuar për faturimin: lëshon fatura të fiskalizuara cash, e-invoice dhe shoqërimi.
  • Mund ta shkarkosh si aplikacion në celular ose tablet në Play Store (Android) dhe App Store (për IOS) ose ta hapni nga çdo browser dhe të punoni direkt në fatura.alpha.al.
  • Është i shpejtë – nuk ka vonesat e zakonshme të programeve ERP.
  • Nuk ka limit në përdorues, e gjithë skuadra juaj e shitjes mund të shesë me një llogari në fatura.alpha.al.
  • Lejon punën offline në rast shkëputje të internetit apo shërbimit të fiskalizimit.
  • Është i lidhur me programin financiar alpha.al: dërgon automatikisht faturat e shitjes, blerjes, shoqërimit etj.

Për kë shërben fatura.alpha.al?

Për çdo kompani që punon me programin financiar Alpha dhe dëshiron:

  • një aplikacion mobile të shpejtë për faturimin, të dedikuar për përdoruesit shitës në dyqane ose terren;
  • të marrë faturat e fiskalizuara të ekipit të shitjes automatikisht në programin financiar Alpha pa vonesa dhe pa veprime të shtuara.

Për çdo kontabilist që mban në Alpha financat e kompanive relativisht të vogla dhe dëshiron:

  • ti japë klientëve të tij një zgjidhje të thjeshtë dhe ekonomike për të bërë fatura të fiskalizuara;
  • të marrë automaktishkt nga programi fatura.alpha.al i klientit në programin Alpha të kontabilisitit çdo dokument të ri si: faturat e shitjes, artikujt, klientët, furnitorë të rinj – sa herë që këta shtohen – pa qenë nevoja që kontabilisti ti çelë manualisht në programin e tij Alpha.

Si mund ta përfitosh falas fatura.alpha.al gjatë muajit nëntor 2022?

Nëse punon me programin financiar Alpha.al dhe do të rinovosh abonimin Alpha gjatë muajve nëntor, dhjetor dhe janar mund të perfitosh 1 (një) llogari fatura.alpha.al për një vit duke bërë rinovimin e abonimit në nëntor.

Pyetje të shpeshta:

Pyetje: Abonimi vjetor Alpha më përfundon në 12 dhjetor 2022. Dua të përfitoj fatura.alpha.al për një vit falas, nëse bëj rinovimin në nëntor 2022, për sa kohë më zgjatet abonimi Alpha

✔️ Përgjigje: Abonimi juaj Alpha do të zgjatet deri në 12 dhjetor 2023. Po kështu dhe abonimi në fatura.alpha.al.

Pyetje: Abonimi vjetor në Alpha më përfundon në janar 2023. Mund të perfitoj nga oferta për të aktivizuar fatura.alpha.al falas?

✔️ Përgjigje: Po. Mjafton të bëni rinovimin e abonimit në nëntor. Abonimi juaj Alpha dhe fatura.alpha.al do të zgjatet deri në janar 2024.

Pyetje: Abonimi në Alpha me përfundon në dhjetor, nëse bëj rinovimin në nëntor, mund ta aktivizoj që në nëntor programin e faturimit fatura.alpha.al?

✔️ Përgjigje: Po, mund ta aktivizoni fatura.alpha.al që në nëntor.

Plotësoni këtë formular të shkurtër nëse dëshironi të aktivizoni fatura.alpha.al falas për 1 vit.

You May Also Like
Lexo më shumë

Paketa Alpha Shitje

Alpha Shitje është paketa më e re Alpha e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për proceset…