Gjatë këtij viti ka pasur ndryshime për të përmirësuar performancën e programit dhe për t’u ardhur në ndihmë klientëve tanë.

Më poshtë gjeni një listë të zhvillimeve të reja të bëra në Alpha që ju kanë lehtësuar punën dhe ju kanë ofruar mundësi më të thjeshta për ecurinë e biznesit tuaj.

Aplikacioni Alpha Mobile – mënyra më e re dhe e thjeshtë e faturimit

Si çdo herë ashtu edhe këtë vit jemi fokusuar në gjetjen e mënyrave sa më të thjeshta për të lehetësuar punën tuaj.

Tashmë ju mund ti keni të gjitha shërbimet financiare në një aplikacion të vetëm Alpha Mobile.

Për të gjithë agjentët e shitjes në terren, për agjentët e shitjes që bëjnë shitje në dyqan, për çdo përdorues të programit web fatura,alpha,al apo për çdo përdorues të programit financiar web Alpha.

Me anë të Alpha Mobile mund të bëni fatura blerje,shoqëruese, expert view apo fatura Pos për biznesin tuaj, shpejt dhe pa vonesa.

Alpha për Supermarket

 

Alpha për Supermarket është një nga risitë më të fundit të aplikacionit Alpha dhe një nga më të suksesshmet. Opsioni Alpha për supermarket ju jep mundësinë të kryeni fatura POS për biznesin tuaj duke ju dhënë mundësi të punoni edhe kur jeni Offline.

Alpha ju mundëson dhe dy lehtësi të tjera:

  • sigurimi i kasës, i cili ndihmon qe të mos lejojë akses nga persona të tjerë të paautorizuar.
  • raporti i shitjeve ditore si faturë e printuar ku do të gjeni të gjitha shitjet nga fillimi në përfundim të turnit tuaj. 

Alpha punon me pajisje standarte, të cilat mund ti zgjidhni dhe ndryshoni vetë në çdo kohë njësoj si celularuin tuaj, për këtë arsye nuk ka nevojë të blini support të vazhdueshëm për pajisjet.

 

Sinkronizimi pa integrim dhe pa vonesa

Tashmë është e mundur që vetëm me një adresë emaili ju  mund të sinkronizoni të gjitha të dhënat tuaja.

Përdoruesit e shtuar në këtë mënyrë nuk do kenë mundësi të logohen në Alpha me username dhe password por vetëm me “Sign in with google”, kjo i jep këtyre përdoruesve një siguri më të lartë në logim në Alpha.

 

Sinkronizimi ju lehtëson punën tuaj pasi;

  • rrit sigurinë
  • lejon punën në gjithë programet pa vonesa.

Vizualizimi i raporteve në Delta

 

Për çdo biznes është e rëndësishme ecuria e tij dhe kjo sigurisht arrihet nga analizimi i të dhënave, shitjeve dhe të ardhurave. Duke qënë se në Alpha ju keni të grumbulluara të gjithë dhënat tuaja ju mund të zgjidhni një nga raportet tuaja dhe ta kaloni atë në Delta për ta paraqitur në formë grafike dhe jo vetëm e cila do ju ndihmojë në analizën për ecurinë e organizatës apo ndërmarrjes suaj.

 

Në qoftë se jeni financier, administrator apo zotërues i një kompanie dhe keni një llogari në Alpha dy mënyrat të cilat do ju shkurtojnë kohë dhe mundim jane:

  1. “Vizualizo në Delta” ju ndihmon të shfaqni të dhënat tuaja në formate më të thjeshta si tabelat përmbledhëse për analizim.
  2. Ndërtoni raporte dhe krahasoni grafikë nëpërmjet shkarkimit të file-ve CSV

 

Shkarkoni tani aplikacionin Alpha 

Shkarkoni tani Aplikacionin Alpha dhe fiskalizoni shpejt dhe në pak kohë faturat tuaja.  

You May Also Like
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.