Në çdo biznes, organizimi i mirë dhe shpejtësia në shërbim janë shumë të rëndësishme për të ofruar një përvojë të kënaqshme për klientët. Për këtë arsye, Alpha POS sjell vazhdimisht përmirësime që e bëjnë punën tuaj më të lehtë dhe më efikase.
Me Alpha POS ju keni mundësinë që të përdorni dy funksione te reja mjaft praktike: menaxhimin e printerave të rrjetit dhe konfigurimin e ekraneve për shfaqjen e artikujve në faturë. Kështu ju kurseni kohë, shmangni gabime dhe mbani procesin e punës nën kontroll dhe të organizuar.
1. Sistemi për Menaxhimin e Printerave të rrjetit
Ky sistem ju lejon të skanoni rrjetin dhe të identifikoni automatikisht printerët e disponueshëm. Pasi të identifikohen, mund të zgjidhni dhe ruani printerin që dëshironi të përdorni, pa pasur nevojë për konfigurime të ndërlikuara.
Ky proces është i shpejtë, i lehtë dhe i përshtatshëm për çdo përdorues.
Pasi të keni lidhur printerin me kabllo (fishe) me laptopin, ndiqni hapat e mëposhtëm për të menaxhuar printerat e rrjetit me sistemin e krijuar nga Alpha POS:
- Klikoni “Ruaj” për të përfunduar konfigurimin.
- Klikoni në ikonën User > Konfigurime > Formate dhe zgjidhni opsionin Printerat,
- Klikoni shenjën e (+) plus,
- Nga lista e printerëve të disponueshëm, zgjidhni IP-në e printerit (Rongta në rastin tonë) të lidhur me laptopin,
- Vendosni një emër identifikues për printerin dhe përzgjidhni llojin e faturës (p.sh. Faturë Normale),

Lidhja e printerit të kuzhinës me Alpha POS:
- Sigurohuni që printeri i kuzhinës të jetë i lidhur përmes Bluetooth me pajisjen,
- Në sistem, zgjidhni printerin që shfaqet si lidhje Bluetooth,
- Vendosni një emër dhe zgjidhni llojin e faturës (për shembull Banak),
- Klikoni “Ruaj dhe Lidh”.
Nëse dëshironi që fatura të printohet njëkohësisht në banak dhe kuzhinë:
- Aktivizoni modalitetin “Bar – Restorant” nga cilësimet,
- Krijoni një faturë me artikuj sipas porosisë së tavolinës,
- Fatura do të printohet automatikisht në të dy printerët – në banak dhe në kuzhinë – në të njëjtën kohë.
Më poshtë gjeni videon me hapat për të menaxhuar printerat e rrjetit me sistemin e krijuar në Alpha POS.
2. Konfigurimi i ekraneve për shfaqjen e artikujve në faturë
Konfigurimi i ekraneve në sistemin tuaj të faturimit ju mundëson që çdo artikull i zgjedhur gjatë krijimit të një fature të shfaqet automatikisht në ekranin e zgjedhur. Kjo është veçanërisht e dobishme për ambiente si kuzhina apo banaku, ku është e rëndësishme që stafi të informohet lehtësisht për porositë.
Avantazhet që ofron sinkronizimi i ekraneve:
- Rritje e shpejtësisë dhe efikasitetit në shërbimin ndaj klientit.
- Monitorim i menjëhershëm i porosive direkt në ekran,
- Ulje e gabimeve gjatë transmetimit të porosive,

Për të konfiguruar ekranet tuaja ndiqni hapat e mëposhtëm?
- Zgjidhni një nga ekranet nga lista e pajisjeve në rrjet,
- Kryeni konfigurimin për të lidhur ekranin me sistemin Alpha POS,
- Shtoni artikuj në faturë si zakonisht,
- Artikujt do të shfaqen menjëherë në ekranin e konfiguruar, në kohë reale.
Shkarkoni tani aplikacionin Alpha
Shkarkoni tani Aplikacionin Alpha për të menaxhuar dhe lidhur automatikisht printerat tuaj pa konfigurime të vështira dhe konfiguroni ekranet e tyre në mënyrë që faturat të shfaqen njëkohësisht në ekranet e zgjedhura ose kontaktoni një prej partnerëve të IMB në IMB Partner apo duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do ju kontaktojmë menjëherë.


