Çfarë është rivlerësimi i inventarit?
Rivlerësimi është procesi që bën rillogaritjen e kostos në program për periudhën dhe magazinën e zgjedhur, për artikujt sipas rendit kronologjik të veprimeve në program.
Rivlerësimi i inventarit:
- Në këtë rast kosto për dokumentat me datë të mëvonshme ka nevojë të përditësohet dhe kjo realizohet nëpërmjet procesit të rivlerësimit.
- Rregullon koston në ato raste kur dokumentat nuk janë regjistruar në rend kronologjik në kohë apo kur kryhen modifikime në dokumentat e mëparshme.

Pse është i rëndësishëm rivlerësimi?
Rivlerësimi i inventarit është i rëndësishëm sepse:
- Siguron pasqyrë të saktë dhe reale të gjendjes financiare të biznesit
- Bën të mundur identifikimin e artikujve të parivlerësuar

- Përmirëson menaxhimin e stokut dhe shmang humbjet e panevojshme
- Është një praktikë që e zbatojnë rregullisht të gjitha bizneset e suksesshme
Si të kryeni rivlerësimin e inventarit?
Për të kryer rivlerësimin e inventarit, ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Klikoni në tabin “Regjistrim”.
- Më pas klikoni opsionin “Magazina” > “Rivlerësim inventari”.
- Në faqen që hapet, përcaktoni periudhën nga e cila dëshironi të nisë rivlerësimi i artikujve.
- Check-oni artikujt që dëshironi të rivlerësoni dhe i kaloni ato në seksionin “Artikuj për rivlerësim” duke klikuar opsionin “v”.
- Klikoni butonin “Rillogarit”.
- Pasi shiriti i procesit të arrijë në 100%, rivlerësimi është realizuar me sukses.
Më poshtë do të gjeni videon demonstruese me të gjitha hapat për të realizuar rivlerësimin e artikujve tuaj.
Bëni rivlerësimin e inventarit thjesht dhe shpejt me Alpha
Rivlerësimi i inventarit është një komponent kyç në menaxhimin financiar të një biznesi. Ai siguron që pasqyrat financiare të jenë të sakta dhe të reflektojnë realitetin ekonomik të organizatës suaj.
Ju mund të përzgjidhni në mënyrë direkte dhe të kufizuar të rivlerësoni vetëm ata artikuj për të cilët keni veprime dhe nuk keni bërë më parë rivlerësim. Kështu shmangni rivlerësimet e dyfishta dhe kostot e dyfishta.
- Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner.
- Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.