Çfarë është rivlerësimi?

Rivlerësimi është procesi që bën rillogaritjen e kostos në program për periudhën dhe magazinën e zgjedhur, për artikujt sipas rendit kronologjik të veprimeve në program.

  • Ky proces shërben për të rregulluar koston në ato raste kur dokumentat nuk janë regjistruar në rend kronologjik në kohë apo kur kryhen modifikime në dokumentat e mëparshme.
  • Në këtë rast kosto për dokumentat me datë të mëvonshme ka nevojë të përditësohet dhe kjo realizohet nëpërmjet procesit të rivlerësimit.

Ky shërbim do të fillojë tarifimin në datë 1 dhjetor 2022.

Pse ky funksion ka kosto të veçanta?

Ky funksion ka kosto të veçanta sepse është një veprim që kërkon shumë kalkulime të bëra nga Alpha.


Çdo raport ka një kosto sepse nënkupton rishikimin e mijëra rreshtave të ndryshme dhe informacioneve të ndryshme të ruajtura në Alpha. Ky veprim është intensiv dhe kërkon rishkruajtjen dhe rillogaritjen e çdo veprimi në tabelat e programit financiar Alpha. Në mënyrë që ky veprim të paguhet vetëm nga përdoruesit që kanë nevojë për të dhe të mos shkaktojë kosto të përgjithshme te të gjithë klientët, mënyra e faturimit është që të paguajnë vetëm ata klientë të cilët e përdorin këtë funksion. Nëpërmjet saj do të mund të shihni vijueshmërinë e resurseve dhe t`i monitoroni ato.

A mund ta përdor këtë funksion pa pagesë?

Po rivlerësimi është pa pagesë deri në 150 kuota ditore. 150 është sasia e rreshtave të përditshëm të cilat rivlerësohen.

Shembull: nëse përdoruesi Alpha rivlerëson 1 artikull për periudhën 10 ditore, ky veprim do të ketë 10 rreshta. Për 150 rreshta në ditë nuk ka tarifë rivlerësimi.

Pra një përdorues Alpha mund të rivlerësoje pa pagesë:

  • 150 artikuj për periudhë = 1 ditë;
  • ose 10 artikuj artikuj për periudhë = 15 ditë
  • ose 1 artikull për periudhë = 150 ditë.

Kur do të faturohet ky shërbim?

Pas kalimit të numrit 150 të kuotave free, ky shërbim do të faturohet. Ky informacion gjendet në Alpha.

Mjafton të:

  • klikoni ikonën e përdoruesit
  • klikoni kuotat e mbetura
  • shfaqet një tabelë e cila tregon numrin e kuotave pa pagesë, totalin e kuotave të përdorura, maksimumin e kuotave që mund të përdoren në muaj.

**Në rastet kur kuotat free kalohen ju tafiroheni me një vlerë prej:

  • 0.024 lekë/rresht gjatë orarit low traffic 18:00 – 07:00
  • 0.048 lekë/rresht gjatë orarit high traffic 07:00 – 18:00**

Si do mund ta përdor rivlerësimin?

Rivlerësimi mund të aksesohet nga linku rivleresimi.alpha.al ose në Alpha, duke klikuar regjistrime → magazinë → rivlerësim inventari i cili hap automatikisht faqen rivleresimi.alpha.al

  • Provoje tani !
  • Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar në IMB Partner.
You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për Bar/Restorant

Menaxhoni barin apo restorantin tuaj, faturoni shpejt, kryeni mbylljen e turnit vetëm me Alpha POS.