Alpha Farmaci është paketa Alpha e cila fokusohet vetëm në funksione të nevojshme për proceset e shitjes së një farmacie.

Për kë është kjo paketë?
Paketa Farmaci ofrohet për të gjithë farmacitë, të cilat kërkojnë një program për regjistrimin e shitblerjeve të ditës, importimin dhe eksportimin e të dhënave, gjenerimin e raporteve dhe sinkronizimin e faturave me programin e financierit ose kontabilistit. Me anë të kësaj pakete mund të kontrollohen gjendja e inventarit dhe arkës/bankës në çdo moment.

Çfarë mund të kryeni me Alpha Farmaci?
Veprimet në program kryhen nga farmacisti, i cili mund të: 

  • regjistrojë një shitje;
  • marrë raportin e shitjeve ditore;
  • regjistrojë një numër të pakufizuar artikujsh me të dhëna të plota si: kod/kod bar, grupi i artikullit, etj.
  • importojë automatikisht të dhëna masive në program si listë artikujsh me gjendjet e tyre, etj.
  • eksportojë të gjithë listën e faturave, artikujve dhe klientëve;
  • sinkronizojë faturat me programin Alpha të kontabilistit të tij.

Ku ndryshon paketa Farmaci nga paketat Shitje dhe Start?
Në ndryshim nga paketa Shitje, paketa Farmaci ofron me shume:

  • modulin e importit dhe eksportit të të dhënave i cili eshte i nevojshem ne rastin e dergimit te te dhenave prane ISKSH,
  • gjithashtu dhe nje sere raportesh te nevojshme per Farmacite.

Ne ndryshim nga paketa Farmaci, paketa Start ofron me shume modulin e kontabilitetit dhe raportet financiare.


PYETJET MË TË SHPESHTA

Hapi i radhës është të merrni ofertën në Kalkulator. Kalkulatori llogarit koston totale sipas llojit të abonimit, numrit të përdoruesve, asistentit online, paketës që ju zgjidhni, duke shtuar koston e hostimit.

Ju mund të zgjidhni abonim 1 mujor për 41 € për përdorues, abonim 3 mujor për 91 € për përdorues ose abonim vjetor për 244 € për përdorues. IMB ofron support me anë të platformës Helpdesk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.

Pasi merrni ofertën nga kalkulatori i abonimit, konfirmoni në adresën billing@imb.al paketën tuaj. Faturën elektronike do ta merrni automatikisht pas konfirmimit dhe pagesa mund të realizohet online me Paypal | Kartë debiti ose krediti | online banking.

Asistenti online është një shërbim opsional, i cili u vihet në dispozicion klientëve/përdoruesve të rinj, për të nisur punën me programin (për të marrë trajnim, konfigurime të programit, etj.)

Po, ju mund të kaloni në paketë tjetër nëse ju nevojiten më shumë funksionalitete, në çdo moment.

Programi do t’ju njoftojë 10 ditë përpara përfundimit të abonimit. Gjatë këtyre ditëve, ju mund të rinovoni abonimin duke iu drejtuar Kalkulatorit.

IMB ofron support me anë të platformës Helpdesk ose një asistenti online, kostoja e të cilit llogaritet me orë pune.

Helpdesk është platforma ku ju mund të kontaktoni me skuadrën e suportit dhe të merrni përgjigje brenda 15 minutave. Për këtë mjafton të krijoni një llogari duke plotësuar të dhënat e kërkuara.

You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për supermarket

Shkarko tani aplikacionin Alpha dhe kryej faturat POS, bëj mbylljen ditore dhe siguro kasën gjatë punës ne biznesin tuaj.