Çfarë është mbyllja e vitit në programin Alpha?

 

  • Mbyllja e vitit në programin financiar Alpha gjeneron hapjen e vitit të ri (për shembull 2024) dhe kryhet me qëllim që në ditët e para të Janarit të regjstroni shitjet për vitin 2024.
  • Ajo konsiston në transferimin e gjëndjeve mbyllëse në fund të vitit si gjëndje fillestare për vitin tjetër .
  • Mbyllja e vitit gjeneron një fletë kontabël e cila mbyll të gjitha llogaritë e klasës 6 dhe 7 tek llogaria e rezultatit të vitit ushtrimor (109).

 

 

Si mbyllet viti në Alpha?

 

Hapat për mbylljen e vitit janë:

  1. Shkoni tek KonfigurimeVitet. Tek dritarja të përgjithshme zgjidhni vitin (psh. 2024) që do mbyllet.
  2. Më pas klikoni Mbyll Vitin. Viti i mbyllur mund rihapet sërisht nëse doni të bëni ndryshime të tjera. Për ta rimbyllur përseritet e njëjta procedurë.

 

Përse ka dy mënyra për mbylljen e vitit?

 

Veprimet për mbylljen e vitit në programin Alpha mund të bëhen në dy mënyra:

  • Mbyllja e vitit pa azhornim, ose ndryshe mbyllje e thjeshtë, përdoret kur llogaritë e planit kontabël janë me të njëjtën monedhë si monedha bazë Lek.
  • Mbyllja e vitit me azhornim (të llogarive në valutë të huaj), përdoret në rastet e veçanta kur llogaritë e planit kontabël janë në monedhë të ndryshme nga monedha bazë Lek si për shembull në valutë të huaj Euro.

 

Si të shihni raportet e kontabilitetit të vitit të mbyllur?

 

Nëse dëshironi të shihni një nga raportet e kontabilitetit të vitit të mbyllur:

  1. Tek menuja RaporteKontabiliteti – Zgjidhni Ditarin e Kontabilitetit.
  2. Filtroni me datë dokumentiViti ushtrimor. Regjistrimet në Ditarin e Kontabilitetit janë të organizuar në bazë të transaksioneve të kryera dhe të renditura kronologjikisht. Nëse doni që në listën e këtyre veprimeve të shfaqet dhe veprimi i fundit i mbylljes së vitit:
  3. Çekoni tek filtrat e avancuar filtrin me mbyllje viti aktuale.
  4. Klikoni butonin Shiko dhe menjëherë në ditarin e kontabilitetit do të rreshtohet veprimi i fundit i mbylljes së vitit ushtrimor.

 

Si bëhet mbyllja e vitit me azhornime të llogarive në valutë të huaj?

 

Mbyllja e vitit me azhornime kërkon fillimisht azhornimin e llogarive në valutë të huaj dhe më pas gjenerimin automatik të vitit pasardhës.

  1. Logohuni  në program dhe zgjidhni  vitin 2024 që do të mbyllet.
  2. Regjistrohet një kurs i datës së fundit të vitit.
  3. Azhornohen llogaritë e klientëve dhe furnitorëve.
  4. Azhornohen llogaritë e tjera të planit kontabël.
  5. Ndiqen 3 hapat më sipër për mbylljen e vitit.

You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për supermarket

Shkarko tani aplikacionin Alpha dhe kryej faturat POS, bëj mbylljen ditore dhe siguro kasën gjatë punës ne biznesin tuaj.
Lexo më shumë

Sinkronizimi i faturave

Mos harxhoni më orë të tëra pune për të mbledhur dhe dërguar dokumentet për kontabilistin. Me Alpha Sinkronizo dërgoni faturat tuaja menjëherë në programin Alpha të kontabilistit tuaj.