Programi Alpha tashmë ofron një funksion të ri nga ku mund të shihni faturat e fiskalizuara të blerjes direkte në Alpha. Faturat e blerjes mund t’i shfaqni apo shkarkoni në formatin PDF brenda programit Alpha, pa qenë nevoja për t’i hapur në portalin Selfcare.

Për të përdorur këtë opsion, ndiqni hapat si më poshtë:

  1. Në menunë Regjistrime-> Blerje-> Fatura Blerje E-invoice
  2. Shfaqet lista e faturave të blerjes
  3. Zgjedhim faturen që duam, klikojmë “Shfaq Pdf

Ky funksion është gati dhe mund ta përdorni menjëhere si në videon më poshtë:

Së shpejti në programin Alpha mund të:

  • pranoni ose refuzoni faturat e blerjes;
  • si dhe t’i regjistroni shpejt në programin Alpha.
You May Also Like