Përshëndetje klientë dhe përdorues të programeve Alpha,

Sot me anë të këtij postimi, ju njoftojme Listën e re të çmimeve për programet Alpha e cila hyn në fuqi në datën 24.08.2022 dhe vlen për të gjitha kontratat e reja apo rinovimet që do të bëhen mbas kësaj date.
Pasurimi i listës së funksioneve shumë të rëndësishme për marrjen e vendimeve nga drejtuesit e kompanive që përdorin programet Alpha si dhe ndryshimi i ndjeshem i kostove ne kohet e fundit jane shkaku i ndryshimeve te cmimeve.

Listë e çmimeve e gjeni në këtë link.

Gjithashtu ndyshimet janë të pasqyruara në llogaritësin tonë të cmimit online.

Ndër faktorët që kanë pasur efekt më të madh në rritjen e kostove të IMB-së për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e produkteve Alpha kanë qenë:

  • Rritja e detyruar e pagave të punonjësve.
  • Rritja e cmimeve të shërbimeve Cloud të blera nga shtetet e Bashkimit Europian dhe SHBA.
  • Zhvlerësimi i monedhës EURO.
  • Rritja e vlerës së monedhës USD (dollari amerikan).

Në tre vitet e fundit IMB ka ndjekur politikën e cmimeve të hapura, të deklaruara publikisht, të fiksuara dhe të barabarta për të gjithë klientët, në varësi të paketës që blejnë. Në këto tre vite cmimet kanë qenë plotësisht të pandryshuara dhe klientet mund të llogarisin vetë cmimin e paketës së tyre Alpha në faqen https://calculate.alpha.al/.

IMB merr angazhim të kufizoje këto lloj rritjesh të cmimeve në të ardhmen në minimumin e mundshëm, përveç rasteve të imponuara nga rrethanat në vend dhe në botë.

Gjithashtu, IMB do të vazhdojë të krijoje dhe të mundesojë paketa të reja tarifore më të lira, dhe të përshtatshme për grupe të caktuara klientesh, sic janë:

  • Kontabilistët;
  • Bizneset e vegjël, individët, kompanitë me aktivitet të ulët, farmacitë;
  • Studentët, institucionet arsimore, qendrat e kurseve.

Tarifat e reja do të zbatohen për rinovimin tuaj të ardhshëm të abonimit. Nëse keni konfirmuar faturën e abonimit tuaj me tarifat e vjetra, do të faturoheni me tarifat që keni konfirmuar.

Nëse nuk jeni dakort me ndryshimet tarifore, dëshironi të shprehni pakënaqësi, apo të ndryshoni paketën tuaj në abonimin e rradhës, ju lutem të kontaktoni me partnerin tuaj të dedikuar IMB, ose direkt me IMB në adresën info@imb.al.

You May Also Like
Lexo më shumë

Ndërpritet Paketa Kontabilist – 15 dhjetor 2024

Duke ju falenderuar për punën tuaj të përkushtuar ju njoftojmë se Paketa Alpha Kontabilist nuk do të ofrohet më dhe aksesi në llogaritë me tarifën e vjetër “Kontabilist” do të ndërpritet për të gjitha abonimet e kësaj paketë me datën 15 dhjetor 2024.