Nëse drejtoni një biznes, informacioni më i rëndesishëm për ju janë shitjet dhe arkëtimet ditore. Ju keni nevojë që ky inforamacion live (çdo çast), të jetë i saktë dhe i bazuar në faturat , arkëtimet dhe të mos keni nevojë të pyesni menaxherët e shitjes apo të financës.

Raportet ditore të shitjes dhe arkëtimeve, janë gjithashtu të nevojshme për menaxherët e shitjes dhe financierët. Menaxheri i shitjes dhe cdo agjent shitjesh dallon nëse tek arkëtimet ditore nuk janë pasqyruar nga financa ende fatura të paguara nga klientët. Menaxheri i financës ose kontabilisti sheh shpejt dhe vizualisht për cilat fatura ditore bëhen arkëtimet dhe të bëjë më pas veprimet e nevojshme në programin fianciar Alpha.al.

Nëse jeni kontabilist dhe mbani financat e disa klientëve, dhe klientët tuaj bëjnë faturat me fatura.alpha.al, ju mund t’u mundësoni atyre të marrin raportet live dhe vizual në celular për Shitjet & Arkëtimet. Nëse dëshironi të ofroni raporte të veçanta te klientët tuaj, me pothuaj çdo informacion apo raport në Alpha – mund të krijohen raporte vizuale të personalizuar.

Raporti Live Shitje & Arkëtime Ditore është një raport i gatshëm vizual me grafikë dhe tabela, i cili përmban këto informacione:

  • Shitjet/Arkëtimet e ditës si vlerë totale;
  • Shitjet & Arkëtimet e ditës analitike sipas klientëve, artikujve dhe vlerës.

Raporti Live Shitje & Arkëtime Ditore është ndërtuar në programin delta.alpha.al. Delta.alpha.al i merr të dhënat nga organizata juaj Alpha. Nëse punoni vetëm me programin e faturimit fatura.alpha.al dhe dërgoni faturat në programin Alpha të kontabilistit tuaj, gjithashtu ju keni mundësi të keni raportet tuaja Delta.

Raportet delta.alpha.al mund ti shihni në celularin tuaj ose dhe në web.

-> Raporti live Shitje dhe Arkëtime Ditore mund të aktivizohet menjëherë nga çdo përdorues alpha.al ose fatura.alpha.al. Për ta aktivizuar këtë raport, mjafton të kontaktoni me Partnerin tuaj të dedikuar ose të shkruani në Live Chat me një nga partnerët e IMB-së.

-> Aktivizo tani, bëj share me këdo në organizatën tënde. Konsultohu me Partnerin tënd të supportit ose na shkruaj në chatin live në alpha.al.