Çfarë janë faturat shoqëruese (WTN)?

fatura.alpha.al ju mund të kryeni fatura shoqëruese WTN. “Fatura shoqëruese” është dokument transporti që shoqëron lëvizjen e mallrave në territorin e Republikës së Shqipërisë, kur nuk ka transferim të pronësisë mbi mallrat. Pra, nëse malli do të depozitohet pranë subjektit blerës do të duhet të lëshohet faturë shitjeje. Kjo faturë mundëson monitorimim dhe kontrollin efikas te lëvizjes së mallrave.

Nëse drejtoni një biznes, për të qenë të saktë dhe të sigurtë në veprimtarinë dhe mirëmbajtjen e biznesit tuaj , shpesh herë ju nevojitet të krijoni një faturë shoqëruese për transportin e mallrave. Nëse jeni kontabilist, mbani financat e disa klientëve, ju mund t’u mundësoni klientëve tuaj të kryejnë fatura shoqëruese me fatura.alpha.al shpejtë dhe saktë.

Si të kryeni një faturë shoqëruese në fatura.alpha.al ?

Për ta përdorur këtë veçori të fatura.alpha.al mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm :

  1. Logohuni ose regjistrohuni në fatura.alpha.al
  2. Në tabin e sipërm, në të djathtën tuaj klikoni ikonën plus (+) dhe më pas përzgjidhni faturat shoqëruese.
  3. Klikoni tabin plus (+) në fund të faqes për të krijuar një faturë të re shoqëruese.
  4. Plotëso të dhënat e transportuesit, magazinieri, magazinat e pikënisjes dhe pikëmbërritjes, adresa e magazinave dhe qytetet e tyre.
  5. Zgjidhni artikullin që do të transportoni.
  6. Klikoni Ruaj dhe fatura do të shfaqet në çast.
  7. Pasi procedura e fiskalizimit është kryer me sukses, printo faturën me kodin QR.

Për më tepër rreth këtij opsioni ka folur dhe një prej partnerëve të dedikuar të suportit, Kerolina, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtëme.

  • Provoje tani dhe ndaje me miqtë e tu.
  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner.
  • Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.
You May Also Like