Kë ndihmon ky opsion i fatura.alpha.al?

Nëse drejtoni një biznes, për të qenë të saktë dhe të mirë informuar në veprimtarinë tuaj si përshembull për deklarimin e librave , shpesh herë ju nevojitet të shkarkoni një grup faturash. Nëse jeni kontabilist, mbani financat e disa klientëve, ju mund t’u mundësoni klientëve tuaj të marrin një grup faturash në një format të caktuar. Nëse ju si biznes jeni përdorues i fatura.alpha.al opsioni shkarko faturat është mjaft i vlefshëm dhe për ju për të pasur një pasqyrë përpara jush të gjithë faturave në një format të cilin mund ta përzgjidhni sipas dëshirës dhe nevojës suaj.

Si ta përdorni?

Fatura.alpha.al mundohet të jetë gjithmonë sa më pranë kërkesave dhe nevojave të përdoruesëve. Opsioni shkarko faturat është një opsion shumë i vlefshëm për grupet e sipërpërmendura dhe mund të përdoret në kompjuter, laptop, tablet dhe në celular. Ky opsion është:

  • i lehtë për tu përdour,
  • efikas,
  • i shpejtë,
  • tepër i saktë,
  • nuk ngarkon programin tuaj.

Për ta përdorur këtë veçori të fatura.alpha.al mjafton të ndiqni hapat e mëposhtëm :

  1. Fillimisht logohunifatura.alpha.al
  2. Përzgjidhni sasinë e faturave që dëshironi të shkarkoni në kompjuterin tuaj.
  3. Në tabin Zgjidh në krye të faqës në të majtën tuaj, klikoni opsionin e fundit Shkarko faturat.
  4. Në tabelën e shfaqur përzgjidhni formatin ku dëshiron që faturat e shkarkuara të pasqyrohen si: CSV, JSON, SQL, XML, Excel, Text.
  5. Klikoni Download dhe faturat e përzgjedhura do të shfaqen në formatin e kërkuar.

Për më tepër rreth këtij opsioni ka folur dhe një prej partnerëve të dedikuar të suportit, Exhelina, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtëme:


Fatura.alpha.al sa më pranë jush në cdo moment duke sjellë atë çfarë ju nevojitet ju dhe biznesit tuaj.

  • Provoje tani dhe ndaje dhe me miqtë e tu këtë veçori të fatura.alpha.al
  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner
  • Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.
You May Also Like