Kujt i shërben alpha.al?
Nëse jeni në kërkim të një programi financiar për biznesin tuaj atëherë alpha.al është zgjidhja e duhur. Nëse jeni kontabilist dhe mbani financat e disa klientëve atëherë me alpha.al ju mund ta bëni lehtësisht këtë. Kontabilistët dhe financierët mund të punojnë në disa ndërmarrje njëkohësisht, pa asnjë kufizim apo ngatërresë të dhënash.
Një program i plotë financiar për bizneset me një ose shumë degë, brenda dhe jashtë Shqipërisë. I pasur me veçori dhe karakteristika të ndryshme që iu ndihmojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e punës suaj. Është praktik, vendoset lehtë në punë dhe perfshin shumë funksione. Ai ofron një pamje të plotë të ndërmarrjes që ju ndihmon të merrni vendimet më efikase.
Çfarë ofron alpha.al?
Alpha është i ndërtuar tërësisht në teknologjinë Google Cloud, platforma më e avancuar për ruajtjen dhe sigurinë e të dhënave. Gjithashtu alpha.al është një platformë lehtësisht e aksesueshme në çdo lloj pajisje elektronike qoftë kompjuter, lapotop, tablet apo dhe në smartphone.
Me ndihmën e alpha.al ju mund të menaxhoni:
- ciklin e shitjeve dhe blerjeve,
- inventarin,
- qendra kosto,
- listëpagesa,
- arkëtimet,
- pagesat,
- import/eksport ,
- prodhim,
- amortizim,
- kontabilitet
- dhe raporte specifike për cdo modul.
Në varësi të asaj çka ka nevojë biznesi juaj, në alpha.al është ndërtuar një shumëllojshmëri paketash të cilat iu vijnë në ndihmë. IMB është treguar përherë e drejtpërdrejtë kundrejt çmimeve të paketave që ajo ofron duke i afishuar ato si dhe duke vendosur në ndihmë të klientëve kalkulatorin alpha, ku çdo individ mund të llogarisë çmimet e paketave në varësi të specifikave të tij.
Gjithashtu për të ofruar suport në çdo moment rreth programit Alpha mund të drejtoheni te partnerët e dedikuar të suportit, live chat apo helpdesk ku ju do të asistoheni menjëherë rreth pyetjeve tuaja.
- Me ndihmën e klientëve tanë të besuar dhe skuadrës sonë, IMB po rritet çdo ditë e më shumë.
- Për më tepër detaje mjafton të kontaktoni partnerin tuaj të dedikuar apo të përzgjidhni nëqoftëse nuk keni ende një, në IMB Partner.