Përse shërbejnë Raportet e Inventarit?

Alpha është një program financiar i cili ju ndihmon ju dhe biznesin tuaj në lehtësimin dhe përmirësimin e punës suaj.

Nëse drejtoni një biznes, për të qenë të saktë dhe të merrni vendimet e duhura për veprimtarinë tuaj ju nevojitet të jeni në dijeni të gjendjes së magazinës, totalin e hyrje daljeve, gjendjen për çdo artikull, totalet e çdo lëvizje të dokumentave, gjithë veprimet e bëra me artikujt etj. Nëse jeni kontabilist, mbani financat e disa klientëve, ju mund t’u mundësoni klientëve tuaj të marrin këto raporte saktë dhe në një kohë të shpejtë.

Moduli Inventar mundëson mbajtjen e inventarëve nga pikëpamja fizike dhe ndjekjen e tyre, nga momenti i blerjes (hyrja në magazinë, lëvizjet nga njëra magazinë në tjetrën) e deri te shitja e tyre.

  • Pasqyron gjendjen e inventarit duke njoftuar mbi stoqet apo mungesat në inventar.
  • Përmban ambiente të thjeshta dhe të konfigurueshme për çeljen e artikujve dhe atributeve të tyre (grupet e artikujve, njësitë matëse, detajimet, etj.), çeljen magazinave etj.
  • Regjistrimi i hyrje – daljeve të artikujve nga magazina dhe lëvizjet e tij midis njësive.
  • Mundëson procesin e rivlersimit të inventarit dhe shpërndarjen e shpenzimeve të blerjes mbi koston e artikujve.

Si ti aksesoni këto raporte?

Për të përdorur këto raporte mjafton të ndiqni disa hapa të thjeshtë të listuar më poshtë:

  1. Logohu në programin Alpha.
  2. Shkojmë në tabin Raporte dhe përzgjedhim Inventar.
  3. Klikojmë raportin e parë – Gjendja e magazinës

Ky raport pasqyron gjendjen e inventarit në sasi dhe në vlerë (në monedhën bazë) sipas magazinave në një datë të caktuar. Në të tregohet totali i hyrjeve, daljeve si dhe gjendja në sasi për çdo artikull, afatgjatë ose afatshkurtër.

4. Raporti i dytë – Regjistri analitik i magazinës

Ky raport përmban të dhëna si numri dhe lloji i dokumentit,data dhe lloji i regjistrimit , përshkrimi, vlefta dhe destinacioni. Ky regjistër paraqet totalet e çdo lëvizje.

5. Raporti i tretë – Kartela e artikullit

Ky raport regjistron të gjitha veprimet e bëra ndaj artikujve.

Veçantia e këtyre raporteve qëndron në faktin se kur eksportohen në Excel raporti shfaqet siç është në program, pa patur nevojë për ndryshim, shtim apo heqje të rreshtave.

Me raportet e programit financiar Alpha ju e bëni punën tuaj më të lehtë.

  • Provoje tani dhe ndaje dhe me miqtë e tu këtë veçori të alpha.al
  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB
  • Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë.
You May Also Like
Lexo më shumë

Alpha për Bar/Restorant

Menaxhoni barin apo restorantin tuaj, faturoni shpejt, kryeni mbylljen e turnit vetëm me Alpha POS.
Lexo më shumë

Si të bëni mbylljen e vitit në Alpha?

Mbyllja e vitit konsiston në transferimin e gjendjeve mbyllëse në fund të vitit si gjendje fillestare të vitit tjetër  në një ndërmarrje të re.
Lexo më shumë

Shkarko aplikacionin Alpha në celular – pa pagesë 

Me Alpha Mobile, nuk keni më nevojë të paguani për programe të tjera faturimi ose fiskalizmi, dhe as për pajisje të shtrenjta. Tani programin Alpha mund ta përdorni nga celulari ose tableti – pa pagesë dhe pa punë të shtuar.