Si të filloni punën në pak minuta me Aplikacionin Alpha?

Ky atikull përshkruan se si të filloni punën me Aplikacionin Alpha Mobile për të bërë fatura shitje me Pos dhe Expert view . Në këtë artikull do të gjeni udhëzime për:

  • shtimin e faturave të shitjes dhe blerjes në pak sekonda;
  • shtimin e klientëve dhe artikujve;
  • aktivizimin e fiskalizimit.

Aplikacioni Alpa ofron opsione për të ndryshuar gjuhën, dërguar faturat në format të ndryshëm tek klientët dhe parë historikun e faturave. Aplikacioni Alpha është një zgjidhje efikase për bizneset që duan të kenë të gjitha faturat e tyre në një vend dhe të kenë akses në to kudo që janë.

1. Si të bëni fatura shitjeje shpejt me POS View?

POS View është pamja më e thjeshtë dhe më e përdorur e aplikacionit mobile Alpha.

Ajo është e përshtatur për përdoruesit në terren dhe mundëson bërjen e faturave shpejt dhe në mënyrë intuitive. Gjithashtu, mundëson bërjen e faturave “cash” drejtuar individeve ose klienteve të rastësishëm si dhe faturë elektronike (e-invoice) drejtuar bizneseve.

Si të bëni fatura të avancuara në Expert View?

Expert View është pamja e avancuar e faturave. Kjo pamje është e përshtatur për punën financiare të atyre që duan të bëjnë veprimet e avancuara me faturat. Me Expert View mund të bëni fatura Shitje, Blerje dhe Shoqëruese.

Ndryshe nga POS View, Expert View ju lejon të shtoni drejtpërdrejt në faturë:

  • artikuj, të vendosni drejtpërdrejt në faturë përshkrimin, çmimet etj. pa qenë nevoja që të jenë regjistruar me parë.
  • klientë, të thërrasni të dhënat e tyre automatikisht vetëm duke vendosur nipin, pa qenë nevoja t’i regjistrosh me parë.
  • të regjistroni fatura “abonimi” që përsëriten në mënyrë të rregullt, për shembull çdo muaj ose çdo 3 muaj.
  • të zgjidhni opsionet specifike të fiskalizimit si “procesi i biznesit”, “lloji i faturës”, etj.

2. Si të shtoni klient nga celulari juaj?

Si të shtoni artikuj nga celulari juaj?

3. Si të aktivizoni fiskalizimin?

Fiskalizimi është tërësia e masave të marra për të zvogëluar evazionin fiskal në të gjithë transaksionet me dhe pa para. Të gjitha subjektet duhet ti nënshtrohen proçesit të fiskalizimit përfshirë :

  • institucionet publike
  • bankat ose institucionet financiare dhe jo-bankare
  • të gjithë tatimpaguesit të cilët lëshojnë fatura për shitje produktesh dhe shërbimesh

Ja 3 mënyra për ti dhënë faturën klientit tuaj

Për shitjet në terren është e nevojshme që agjentët tuaj të shitjes të kenë më shumë se një mënyrë për t’i dhënë faturën klientëve.

Kjo është e nevojshme në raste kur printeri ka defekte, mbaron letra ose klienti kërkon faturën në mënyrë elektronike.

Me aplikacionin mobile Alpha ju mund ti jepni faturën klientëve tuaj në disa mënyra:

  1. Faturë të printuar, e cila printohet drejtpërdrejt duke ruajtur faturën.
  2. Ti jepni klientit QR Code, ku ai vetë të skanojë faturën e fiskalizuar.
  3. Ti dërgoni me mesazh ose email faturën elektronike si link ose si pdf.

Në këtë mënyrë ju siguroheni që klientët tuaj marrin faturën në çdo situatë.

Aplikacioni Alpha është një zgjidhje efikase për bizneset që duan të kenë të gjitha faturat e tyre në një vend dhe të kenë akses në to kudo që janë. Shkarko tani dhe fillo punën në pak minuta.

You May Also Like
Lexo më shumë

Paketa Alpha Farmaci

Ofron funksione të nevojshme për regjistrimin e shitjeve në një farmaci.
Lexo më shumë

Rivlerësimi i magazinës

Tani mund të bëni rivlersimin e magazinës në çdo orë dhe të menaxhoni kostot për përdorimin e këtij shërbimi.