Çfarë është amortizimi i artikujve?

Amortizimi është procesi i shpërndarjes së kostos së artikujve apo aktiveve afatgjatë, si pajisjet, makineritë apo ndërtesat, duke pasqyruar humbjen e vlerës së tyre me kalimin e kohës për shkak të përdorimit ose vjetërsimit.

Programi Alpha suporton të gjithë procesin e amortizimit, duke reduktuar gabimet manuale dhe duke kursyer kohë për bizneset.

Ai llogarit amortizimin automatikisht bazuar në metodën e zgjedhur dhe e integron atë në raportet financiare.

Si të regjistroni një aset apo artikull afatgjatë me metodën e Amortizimit Linear?

Për të regjistruar një artikull afatgjatë mund të ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Shkoni te Çelje > Artikuj > Artikuj afatgjatë > Shto.
  • Plotësoni Kodin dhe Përshkrimin e artikullit afatgjatë.
  • Në tabin Regjistrim / Grupimi 1, zgjidhni kodifikimin e artikullit – Makineri.
  • Në tabin Amortizim, plotësoni:
  1. Datën e aktivizimit – 01 Janar 2024.
  2. Metodën e amortizimit – Zgjidhni Amortizim linear (Sipas ligjit, të gjithë artikujt e krijuar pas 1 Janarit 2024 duhet të amortizohen me këtë metodë).
  3. Normën e amortizimit – Vendosni normën e përshtatshme (për shembull, 20%, por mund të ndryshojë sipas rregullave të organizatës suaj).
  • Klikoni Ruaj.
Kështu keni regjistruar artikujt tuaj afatgjatë. Më poshtë gjeni videon më të detajuar për ruajtjen e aseteve në organizaten tuaj në Alpha.

Si të ndryshoni Metodën e Amortizimit të një aseti të çelur para datës 1 Janar 2024 ?

Nëse artikulli është regjistruar para datës 1 Janar 2024 dhe duhet të ndryshohen duhet që të:

  • Shkoni tek Lista e artikujve afatgjatë,
  • Klikoni tek artikulli afatgjatë tashmë i regjistruar (para datës 01.01.2024)
  • Në tabin – Amortizim
  1. Date Aktivizimi – vendosni datën 01.01.2024
  2. Metoda e Amortizimit – nga Amortizimi mbi Vleren e Mbetur do të zgjidhni – Amortizim Linear’
  • Klikoni – Ruaj.

Pasi modifikimi i artikullit tuaj të jetë ruajtur me sukses do të klikoni dhe njëherë tek artikulli dhe tek tabi Amortizim – tek Historiku do të gjeni informacionin e artikullit ku mund të shihni llojin e metodës që artikulli ka përdorur më parë.

Si të llogarisni Amortizimin vjetor të një aseti ?

Regjistrimi i amortizimit vjetor i një aseti kryhet vetëm kur amortizimi mbahet në programin Alpha dhe regjistrohet më vonë në një fletë kontabël.

Pasi të keni përzgjedhur periudhën e muajit të fundit të vitit që do të amortizoni, ndiqni hapat e mëposhtëm:

  • Shkoni te Regjistrime > Amortizim > Amortizime > E re.
  • Vendosni një numër dokumenti.
  • Plotësoni datën e dokumentit (për shembull, 31 Dhjetor 2024).
  • Përzgjidhni asetin që do të amortizohet.
  • Klikoni Llogarit Amortizimin.

Më poshtë gjeni videon me hapat që duhet të ndiqni për amortizimin vjetor të aseteve.

Kështu keni kryer llogaritjet në bazë të normës së amortizimit të vendosur.

Në fund të ambjentit që do ju shfaqet do të shihni se si është bërë dhe shpërndarja e amortizimit të aseteve në programin Alpha.

Për çdo pyetje rreth amortizimit dhe artikujve afatgjatë mund të kontaktoni në IMB Partner ose në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.

 
You May Also Like