Çfarë është azhornimi i llogarive në Alpha?
Azhornimi i llogarive në Alpha është një proces që bëhet për të përditësuar gjendjen financiare të klientëve dhe furnitorëve në sistem. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur punoni me monedha të huaja, pasi ndryshimet në kursin e këmbimit mund të ndikojnë në vlerën e detyrimeve apo të ardhurave.

Ky proces aplikohet zakonisht në fund të muajit ose në fund të vitit financiar dhe mund të bëhet lehtësisht përmes programit Alpha. Në këtë blog do t’ju tregojmë hap pas hapi se si të përditësoni llogaritë e klientëve dhe furnitorëve në programin Alpha.
Pse është i rëndësishëm përditësimi i llogarive?
Në kontabilitet, është shumë e rëndësishme që llogaritë e klientëve dhe furnitorëve të jenë gjithmonë të sakta dhe të përditësuara. Ky proces bëhet edhe më i nevojshëm kur punoni me monedha të huaja, sepse kursi i këmbimit ndryshon shpesh dhe mund të ndikojë në shumën që ju detyrohen apo që i detyroheni dikujt.

Ja pse përditësimi i llogarive është i rëndësishëm:
- Të dhëna të sakta – Pasqyrat financiare tregojnë gjendjen e saktë të detyrimeve dhe të të ardhurave.
- Përputhje me rregullat kontabël – Ndihmon që biznesi të jetë në rregull me ligjet dhe standardet e kontabilitetit.
- Shmang humbjet nga ndryshimet e kursit – Kursi i përditësuar ndihmon që të mos humbisni të ardhurat tuaja nga ndryshimet e kursit.
Si të azhornoni llogaritë në programin Alpha?
Për të bërë përditësimin e llogarive të klientëve dhe furnitorëve në Alpha do të ndiqni hapat e mëposhtëm të cilat i gjeni dhe në videon demonstruese:
- Në tabin “Regjistrim”, klikoni: Veprime me klient/furnitor → Azhornime → E re
- Përcaktoni numrin e dokumentit
- Vendosni datën kur po kryeni azhornimin
- Zgjidhni klientin ose furnitorin që do përditësoni
- Më pas, klikoni shigjetën “v” që ta zhvendosni në tabelën e artikujve për azhornim poshtë tabelës së klient/furnitoreve. Kjo tabelë do të mbushet automatikisht me të dhënat që keni zgjedhur
- Zgjidhni llogarinë kontabël që do të debitohet dhe llogarinë kontabël që do të kreditohet, sipas rastit
- Në fund, klikoni “Ruaj” për të përfunduar
Azhorno tani llogaritë e klientëve apo furnitorëve me programin Alpha
Përditësimi i llogarive të klientëve dhe furnitorëve në Alpha nuk është vetëm një detyrë teknike, por një hap i rëndësishëm për të mbajtur financat e biznesit tuaj të sakta dhe të organizuara. Me Alpha, menaxhimi i financave tuaja bëhet më i lehtë dhe më i sigurt.
- Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner.
- Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.