Përse shërbejnë Raportet e Inventarit?
Alpha është një program financiar i cili ju ndihmon ju dhe biznesin tuaj në lehtësimin dhe përmirësimin e punës suaj.
Nëse drejtoni një biznes, për të qenë të saktë dhe të merrni vendimet e duhura për veprimtarinë tuaj ju nevojitet të jeni në dijeni të gjendjes së magazinës, totalin e hyrje daljeve, gjendjen për çdo artikull, totalet e çdo lëvizje të dokumentave, gjithë veprimet e bëra me artikujt etj. Nëse jeni kontabilist, mbani financat e disa klientëve, ju mund t’u mundësoni klientëve tuaj të marrin këto raporte saktë dhe në një kohë të shpejtë.
Moduli Inventar mundëson mbajtjen e inventarëve nga pikëpamja fizike dhe ndjekjen e tyre, nga momenti i blerjes (hyrja në magazinë, lëvizjet nga njëra magazinë në tjetrën) e deri te shitja e tyre.
- Pasqyron gjendjen e inventarit duke njoftuar mbi stoqet apo mungesat në inventar.
- Përmban ambiente të thjeshta dhe të konfigurueshme për çeljen e artikujve dhe atributeve të tyre (grupet e artikujve, njësitë matëse, detajimet, etj.), çeljen magazinave etj.
- Regjistrimi i hyrje – daljeve të artikujve nga magazina dhe lëvizjet e tij midis njësive.
- Mundëson procesin e rivlersimit të inventarit dhe shpërndarjen e shpenzimeve të blerjes mbi koston e artikujve.
Si ti aksesoni këto raporte?
Për të përdorur këto raporte mjafton të ndiqni disa hapa të thjeshtë të listuar më poshtë:
- Logohu në programin Alpha.
- Shkojmë në tabin Raporte dhe përzgjedhim Inventar.
- Klikojmë raportin e parë – Gjendja e magazinës
Ky raport pasqyron gjendjen e inventarit në sasi dhe në vlerë (në monedhën bazë) sipas magazinave në një datë të caktuar. Në të tregohet totali i hyrjeve, daljeve si dhe gjendja në sasi për çdo artikull, afatgjatë ose afatshkurtër.
4. Raporti i dytë – Regjistri analitik i magazinës
Ky raport përmban të dhëna si numri dhe lloji i dokumentit,data dhe lloji i regjistrimit , përshkrimi, vlefta dhe destinacioni. Ky regjistër paraqet totalet e çdo lëvizje.
5. Raporti i tretë – Kartela e artikullit
Ky raport regjistron të gjitha veprimet e bëra ndaj artikujve.
Veçantia e këtyre raporteve qëndron në faktin se kur eksportohen në Excel raporti shfaqet siç është në program, pa patur nevojë për ndryshim, shtim apo heqje të rreshtave.
Me raportet e programit financiar Alpha ju e bëni punën tuaj më të lehtë.
- Provoje tani dhe ndaje dhe me miqtë e tu këtë veçori të alpha.al
- Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB
- Na kontaktoni në IMB Partner, helpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë.