Përse nevojiten këto raporte?

Në Alpha mundësohet gjenerimi në çdo kohë i raporteve financiare dhe menaxheriale për kontrollin e ecurisë së biznesit tuaj, duke qenë kështu shumë të rëndësishme për çdo biznes. Edhe nëse jeni kontabilist këto raporte ju ndihmojnë ju në punën tuaj të përditshme.

Mund të merrni në çdo kohë një pamje të plotë të aktivitetit, duke ndihmuar në marrjen e vendimeve të duhura për ndërmarrjen. Këto raporte mund të shprehen në formën e tabelave dhe grafikëve dhe të personalizohen me të dhëna dhe filtra sipas dëshirës.


Raportet si :

  • bilanci kontabël,
  • lëvizja e llogarive,
  • të ardhurat dhe shpenzimet

janë disa prej raporteve të kontabilitetit më të përdorura në programin financiar Alpha dhe me një rëndësi të madhe për çdo biznes apo kontabilist.

Si të aksesojmë këto raporte?

Raportet e sipërpërmendura nevojiten për të parë më në detaje llogaritë, lëvizjet gjatë vitit si dhe të ardhurat dhe shpenzimet e bëra.Programi Alpha gjeneron bilanc vërtetues standart sipas formatit dhe zërave të dhëna nga zyra e tatimeve.

Për të parë këto raporte mjafton të ndiqni këto hapa :

  1. Logohuni në Alpha
  2. Shkojmë në tabin raporte dhe përzgjedhim kontabilitet

Lëvizja e llogarive

  1. Në raportet e shfaqura përzgjedhim lëvizja e llogarive
  2. Me anë të filtrave përzgjedhim vitin ushtrimor
  3. Klikojmë shiko

Ky raport përmend gjithë emrat e llogarive, monedhave , gjendjen e monedhës bazë dhe monedhës së llogarisë në debi dhe në kredi.


Bilanci kontabël

  1. Në raportet e shfaqura përzgjedhim bilanci kontabël

Ky raport është raport kryesor ku përfshihen llogari,debi,lëvizjet gjatë gjithë vitit. Janë të vendosura aktivet afatshkurtra dhe ato afatgjata gjithashtu dhe krahasimin e vitit raportues dhe vitit paraardhës.

Të ardhurat dhe shpenzimet

  1. Në raportet e shfaqura përzgjedhim të ardhurat dhe shpenzimet

Të ardhurat dhe shpenzimet në format zyrtar dhe standart ku shënohen të ardhurat dhe shpezimet që kryen një biznes përgjatë një viti, pra të gjithë shitjet, të gjithë të ardhurat,fitimi dhe humbja për vitin raportues dhe atë paraardhës. Kështu mund të shohim diferencen midis dy viteve.

Një video ilustruese e këtyre veprimeve është e postuar në faqen zyrtare të IMB në Instagram.

Mënyra më e mirë për të pasur në dorën tuaj këto raporte është vetëm programi Alpha.

  • Provoje tani dhe ndaje me miqtë e tu. Konsultohu me Partnerin tënd të supportit ose na shkruaj në chatin live në alpha.al.
You May Also Like
Lexo më shumë

Urdhërblerja automatike në mobile

Në këtë artikull tregohet se si nëpërmjet programit Alpha dhe Alpha Mobile mund të krijoni dhe pranoni urdhërporosinë apo thënë ndryshe urdhërblerjen.
Lexo më shumë

Si të bëni mbylljen e vitit në Alpha?

Mbyllja e vitit konsiston në transferimin e gjendjeve mbyllëse në fund të vitit si gjendje fillestare të vitit tjetër  në një ndërmarrje të re.