Çfarë është mbyllja e vitit ?

Mbyllja e vitit në programin financiar Alpha konsiston në transferimin e gjendjeve mbyllëse në fund të vitit si gjendje fillestare të vitit tjetër në një ndërmarrje të re.

Mbyllja e vitit gjeneron një fletë kontabël e cila mbyll të gjitha llogaritë e klasës 6 dhe 7 tek llogaria e rezultatit të vitit ushtrimor si dhe bën të mundur gjenerimin automatik të vitit pasardhës me gjëndjet fillestare të llogarive të transferuara nga viti i mëparshëm.

Përse ka dy mënyra për mbylljen e vitit?

Veprimet për mbylljen e vitit në programin Alpha mund të bëhen në dy mënyra:

  • Mbyllja e vitit pa azhornim, ose ndryshe mbyllje e thjeshtë, përdoret kur llogaritë e planit kontabël janë me të njëjtën monedhë si monedha bazë Lek.
  • Mbyllja e vitit me azhornim (të llogarive në valutë të huaj), përdoret në rastet e veçanta kur llogaritë e planit kontabël janë në monedhë të ndryshme nga monedha bazë Lek si për shembull në valutë të huaj Euro.

Si të kryejmë mbylljen e vitit në Alpha ?

  1. Shkojmë tek Konfigurime→ Instrumenta → Vite. Tek dritarja të përgjithshme zgjedhim vitin (psh. 2022) që do mbyllet.
  2. Më pas kliko Mbyll Vitin.

💡 Viti i mbyllur mund të rihapet sërisht nëse duam të bëjmë ndryshime të tjera. Për ta rimbyllur përseritet e njëjta procedurë.

3. Mbyllja e vitit gjeneron automatikisht një ndërmarrje të re të vitit te ri (psh 2023) me gjendjet fillestare të llogarive të transferuara nga viti parardhës (psh 2022) dhe ju lejon të bëni veprime për vitin 2023.

Mbyllja e vitit me azhornime

Mbyllja e vitit me azhornime kërkon fillimisht azhornimin e llogarive në valutë të huaj dhe më pas gjenerimin automatik të vitit pasardhës.

  1. Logohuni në program dhe zgjidhni vitin që do të mbyllet.
  2. Regjistrohet një kurs i datës së fundit të vitit.
  3. Azhornohen llogaritë e klientëve dhe furnitorëve.
  4. Azhornohen llogaritë e tjera të planit kontabël.
  5. Ndiqen 3 hapat më sipër për mbylljen e vitit.

Pasqyrimi i veprimeve në raportet kontabël dhe financiare

Nëse duam të shohim një nga raportet e kontabilitetit të vitit të mbyllur:

  1. Shkojmë në menunë Raporte → KontabilitetiDitar e Kontabiliteti.
  2. Filtrojmë me datë dokumenti dhe përzgjedhim Viti ushtrimor. Regjistrimet në Ditarin e Kontabilitetit janë të organizuar në bazë të transaksioneve të kryera dhe të renditura kronologjikisht. Nëse duam që në listën e këtyre veprimeve të shfaqet dhe veprimi i fundit i mbylljes së vitit mjafton që të:
  3. Çekojmë tek filtrat e avancuar filtrin me mbyllje viti aktuale.
  4. Kliko butonin Shiko dhe menjëherë në ditarin e kontabilitetit do të rreshtohet veprimi i fundit i mbylljes se vitit ushtrimor.
  • Provoje tani duke ndjekur këto hapa apo duke kontaktuar një prej partnerëve të IMB në IMB Partner
  • Na kontaktoni në IMB Partnerhelpdesk.alpha.al ose duke shkruar në Live Chatin tonë dhe ne do iu kontaktojmë menjëherë.
You May Also Like