Me POS View në fatura.alpha.al mund të shisni si në një program POS.

Çfarë është një program POS?

Programet POS (Point of Sale) janë programe për pikat e shitjes që ofrojnë një mënyrë të thjeshtë:

  • Për të bërë fatura në mënyrë vizuale
  • dhe për të regjistruar shpejt pagesat cash ose me kartë.

Si funksionon POS View në fatura.alpha.al?

Pamja POS ju lejon të shisni direkt nga tableti apo kompjuteri juaj:

  • Të zgjidhni vizualisht artikujt duke klikuar mbi to;
  • Të shtoni automatikisht artikujt në faturën (në të djathtë të ekranit);
  • Të skanonin artikujt direkt nga Tableti apo Celulari juaj (pa qenë nevoja për të përdorur një pajisje skanimi.)
  • Të llogarisni pagesat dhe reston për faturën cash;
  • Të printoni faturën ose ta dërgoni me email dhe sms tek klienti juaj.

Me POS View, mund të shisni në pikat e shitjes pa qenë nevoja të keni aplikacion POS.

Cilat janë avantazhet e POS-View?

  • Punon thjesht në çdo tablet.
  • Skanon thjesht barcode-t e artikujve.
  • Shton dhe heq artikuj me 1 klikim.
  • Kërkon shpejt artikujt me lupë.

Më poshtë ilustrohet pamja POS View.

You May Also Like