IMB ka vendosur në ndihmë të klientëve të saj partnerët të cilët mund ti kontaktoni për të marë suport në përdorimin e programeve tuaja.

IMB Partners iu ofrojnë asistencë dhe suport bizneseve të ndryshme si:

  1. Bizneset e vogla tregtare, retail, të tilla: si dyqane me pakicë, ushqimore, farmaci, etj.; 
  2. Hotelet dhe agjencitë
  3. Bizneset e mesme dhe të mëdha, të tilla si: ndërtim, prodhim, shërbime, grup kompanish me një sërë aktivitetesh, etj. 

Çfarë shërbimesh iu ofron një partner ?

Shërbimet e ofruara nga një IMB partner konsistojnë në :

  • Suport i dedikuar për programin Alpha,
    • -> asistencë fillestare dhe trajnim për të vënë në punë programin tuaj Alpha. Kjo asistencë fillestare ka një tarifë 22 euro/ora e cila paguhet vetëm një herë në fillim të punës
    • -> asistencë gjatë gjithë periudhës së abonimit nëpërmjet helpdeskut të dedikuar. Cdo partner ka një helpdesk të dedikuar. Mund të kërkoni suportin e partnerve duke kërkuar helpdesk.alpha.al/(emri i partnerit) psh helpdesk.alpha.al/armegi.
  • Suport për fiskalizimin,
    • -> një IMB Partner mund t’iu asistojë që në pak minuta të realizoni gjithë hapat e nevojshëm për aktivizimin e fiskalizimit deri në fiskalizimin e faturës suaj të parë.
    • -> prezantim dhe përshtatje të paketave Alpha me nevojat e biznesit.
    • → një IMB Partner mund t’iu prezantojë risitë e programeve Alpha dhe fatura.alpha.al.
    • → të përshtasë paketat me nevojat tuaja.
    • → t’iu prezantojë mënyra për të ulur kostot e abonimit në programet Alpha.
  • Seancë e dedikuar pune live
    • → abonimi në paketat e ndryshme Alpha ka të përfshirë 1 ose 2 seanca pune live në muaj të cilat përdoruesit Alpha mund ti shfrytëzojnë për tu konsultuar sëbashku me partnerin për kërkesa të vecanta, për raporte në programin delta.alpha.al, formate printimi, dërgimi i faturave te kontabilistët Alpha.
    • → nëse paketa juaj Alpha nuk ka seanca pune të përfshira ose mund t’iu nevojitet seance shtesë mund të skeduloni një seancë pune me tarife 89 euro/seancë me një nga partneret e IMB.

Njihuni me IMB Partners në këtë faqe, gjithashtu këtu do të gjeni dhe mënyrat për ti kontaktuar dhe të merni shërbimet e mësipërme.